Për vrasje në tentativë, policia kërkon paraburgim ndaj F.D

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje në tentativë më 26 mars në Prishtinë. “Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D, për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll […]

Për vrasje në tentativë, policia kërkon paraburgim ndaj F.D
per-vrasje-ne-tentative,-policia-kerkon-paraburgim-ndaj-f.d

per-vrasje-ne-tentative,-policia-kerkon-paraburgim-ndaj-f.d

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje në tentativë më 26 mars në Prishtinë.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D, për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së:, thuhet në njoftim.

Policia më herët kishte kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy të dyshuarve F.D dhe A.S, të dyshuar për vrasje në tentativë që ka ndodhur me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Sipas policisë, më 26 mars ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku një person mbeti e plagosur e që më vonë edhe humbi jetën në QKUK.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, i kishin ndërmarrin të gjitha veprimet për arrestimin e personave të dyshuar, të cilët kishin ikur nga vendi i ngjarjes.