Përballje parazgjedhore në RMV, për çfarë ndryshime kushtetuese janë shtatë kandidatët presidencial?

Në përballjen e parë dhe të vetme mes kandidatëve presidencial në RMV në RTMV 1, nga programet zgjedhore, theks i  veçantë u vu mbi temat siç janë “veto-ja pezulluese” e presidentit të bëhet absolute, ndryshimet kushtetuese e sidomos klauzola e njëzetë për gjuhë, kushtetuta qytetare, zgjerimi i ingerencave të presidentit si dhe zgjedhja e tij […]

Përballje parazgjedhore në RMV, për çfarë ndryshime kushtetuese janë shtatë kandidatët presidencial?
Debati presidencial RTMV 1, 21.04.2024. Fotografi nga MRTV1

Në përballjen e parë dhe të vetme mes kandidatëve presidencial në RMV në RTMV 1, nga programet zgjedhore, theks i  veçantë u vu mbi temat siç janë “veto-ja pezulluese” e presidentit të bëhet absolute, ndryshimet kushtetuese e sidomos klauzola e njëzetë për gjuhë, kushtetuta qytetare, zgjerimi i ingerencave të presidentit si dhe zgjedhja e tij në parlament, transmeton Portalb.mk.

Në rrethin e parë të pyetjeve sa i përket programeve të tyre politike, kandidati presidencial i LSDM-së dhe kryetari aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, deklaroi se mbron “veton absolute” në vend të asaj “pezulluese”, si dhe tha se klauzola 20% të Kushtetutës të ndryshohet në gjuhë shqipe. Në replikë ndaj kundër-kandidatëve tjerë, ai potencoi se ka përdorur veto dy herë me radhë, gjë që e bën presidentin që ka shfrytëzuar më së shumti në histori të drejtën e vetos në RMV.

Veto-ja pezulluese duhet të kalojë në veto absolute, ngase presidenti posedon në mënyrë të padiskutueshme legjitimitetin nacional, për shkak mënyrës se si zgjidhet, përkatësisht nga qytetarët. Nga ndryshimet që kërkon Kushtetuta, ligjet që voton shumica parlamentare do të rikthehen pas një, dy, apo tre ditëve, dhe nënshkrimi i tyre është i patjetërsueshëm. Do të thotë, në atë pjesë, në relacion me ndryshimet tjera nuk mendoj se duhet të ndryshohet e gjithë Kushtetuta, mendoj se ne kemi prioritete tjera në relacion me integrimet evropiane, në rast se hapet Kushtetuta të vendosim bullgarët, kuptohet poqëse kemi dy të tretën e votave, ngase pa këtë nuk mund të arrijmë ndryshimet, që 20% të shndërrohet në gjuhë shqipe, pasi që ajo është eufemizëm”, deklaroi Pendarovski.

Kandidatja presidenciale në RMV nga VMRO-ja, Gordana Siljanovska – Davkova, sugjeron reforma themelore kushtetuese.

“Gjithandej balansi i tre autoriteteve është shqetësues në relacion me ekzekutivin. Te ne është shqetësues ngase kemi dy qeveri, dy parlamentë të cilët nuk komunikojnë mes vete, megjithatë duhet. Çfarë duhet? Duhet reforma themelore në këtë Kushtetutë “Frankeshtajn”, e cila me vështirësi mund të lexohet edhe nga ekspertët. Kjo duhet të realizohet në bazë të analizave të ekspertëve. Ne te komisioni kushtetues nuk kemi ekspertë, është e patjetërsueshme të kemi, të cilat në vazhdimësi duhet të diagnostifikojnë mosfunksionimin e së njejtës dhe të sugjerojnë zgjidhje”, tha Siljanovska-Davkova.

Kandidati presidencial, Stevçe Jakimovski nga GROM është kundër ndryshimeve Kushtetuese, por mbron rritjen kredenciale të presidentit të shtetit.

“I habitshëm është dualiteti i presidentit, emëron shefin e Shtabit Gjeneral drejtorin e Agjencisë për Zbulim ndërkaq nuk emëron guvernatorin e Bankës Popullore të RMV. Emërimi i guvernatorit të Bankës Popullore të RMV do të krijonte pavarësi më të madhe të bankës qëndrore, në të cilën kemi besim më të madh. Besoj se në Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor presidenti duhet t’i rekomandoj anëtarët, pa ndonjë pazar politik”, tha Jakimovski.

Për Bujar Osmanin, kandidati nga BDI dhe “Fronti Evropian” presidenti duhet të zgjedhet në parlament, ndërkaq funksioni president duhet të posedoj tre shtylla.

“Fillimisht presidenti duhet të jetë busullë e procesit euro-integrues, ind lidhës i narativave etnike dhe krijues i konsensusit shtetëror. Modeli i tanishëm është një polarizim shtesë dhe eskalim. Në të kaluarën opozita nuk i drejtoheshte me titull president, por në emër, ai nuk kishte autoritet të qetësonte krizat politike, ndaj ky ishte shkas i stagnimit. Mendoj se në një proces inkluziv në bllokun maqedonas do ketë depolarizim, megjithatë një përfshirje e të tjerëve në vendim marrje. Nuk do të thotë se po ikim nga ballafaqimi, thjeshtë ka një avancim të demokracisë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Osmani.

Biljana Vankovska, kandidatja nga radhët e Levica-s, tha se janë të nevojshme ndryshime radikale.

“Të rrikthehet dinjiteti nacional, i demosit, i popullit maqedonas, i të gjithë qytetatëve. Ne, në vitin 1991 u nisëm drejtë një rruge, në vitin 2001 e humbëm atë, dhe tani nuk e dijmë se çfarë sistemi posedojmë. Unë jam për një Kushtetutë të re, krahas Kushtetutës aktuale që kemi, megjithatë ajo vetë krijon rrethana të tilla, poqëse 2001 ishte arsye për luftë, sot ajo është arsye për katastrofë, tha Jankovska. ”

Kandidati presidencial nga koalicioni “VLEN” Arben Taravari, thotë se duhet të pranohet demografia ashtu siç është në relacion me gjuhën.

“Gjeni një shtet ku definicioni për përdorimin e gjuhës është me përqindje dhe numra. Në Kosovë jetojnë 5% serb dhe gjuha e tyre është zyrtare në gjithë territorin. Para 50 viteve, gjuhë zyrtare ishin gjuha maqedone, shqipe dhe turke. Tani shqyrtojmë mundësinë se a do përdorim 20% apo jo. Presidenti duhet të jetë më kredencial, pse jo të diskutohet për një Kushtetutë të re, dhe zgjidhje për problemet në shtet”, tha Taravari.

Sipas Maksim Dimitrievski, kandidati nga partia ZNAM, thotë se nuk janë të nevojshme ndryshimet Kushtetuese.

“Nuk është e nevojshme të ndryshohet apo rrënohet uniteti shtetëror dhe as mos lejohet transformim i fshehtë i Maqedonisë nga rregullimi i ngushtë a i gjerë i saj. Kjo është dekada e tretë që politikan të caktuar flasin, ndërkaq elita jonë politike e udhëhequr nga subjektivizmi dhe fitimprurja devijon çështjen në vazhdimësi”, potencon Dimitrievski.

LEXO: RMV, këto janë qëndrimet e kandidatëve presidencial ndaj gjyqësorit dhe reformave në drejtësi

LEXO: Presidenciale 2024: Çfarë ofrojnë kandidatët për të rinjtë e RMV-së?

LEXO: Presidenciale 2024: (As)pak zotime për barazinë gjinore