Përfundon bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

Ka përfunduar bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës, Behar Berisha. Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku. Klinaku ka njoftuar që të afërmit e Berishës kanë treguar që gjatë bastisjes kanë konfiskuar vetëm […]

Përfundon bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës
perfundon-bastisja-e-gjykates-speciale-ne-shtepine-e-bashkeluftetarit-te-salih-mustafes

perfundon-bastisja-e-gjykates-speciale-ne-shtepine-e-bashkeluftetarit-te-salih-mustafes

Ka përfunduar bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës, Behar Berisha.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Klinaku ka njoftuar që të afërmit e Berishës kanë treguar që gjatë bastisjes kanë konfiskuar vetëm një telefon.

Klinaku orë më parë konfirmoi që Specialja kishte nisur me bastisje.

“Sapo u informova se Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Shtëpia e ish-pjesëtarit të UÇK-së ishte bastisur edhe më 14 shtator./TEVE1