Përkohësisht u pezullua greva e specializantëve privat në Maqedoninë e Veriut

Specializantët privat përkohësisht e pezullojnë grevën e përgjithshme për shkak të pacientëve, ndjeshmërinë e periudhës dhe punën e vështirë të klinikave në kompleksin “Nënë Tereza”, por çdo të martë gjatë pushimit do të dalin në park para klinikave interne për të përkujtuar se duhet të zgjidhen kërkesat e tyre, raporton MIA. Kryetarja e Shoqatës së […]

Përkohësisht u pezullua greva e specializantëve privat në Maqedoninë e Veriut
Fotografi nga Shoqata e mjekëve specializantë - 27 Mars 2024 / Burimi i fotografisë: Profili zyrtar i tyre në Facebook

Specializantët privat përkohësisht e pezullojnë grevën e përgjithshme për shkak të pacientëve, ndjeshmërinë e periudhës dhe punën e vështirë të klinikave në kompleksin “Nënë Tereza”, por çdo të martë gjatë pushimit do të dalin në park para klinikave interne për të përkujtuar se duhet të zgjidhen kërkesat e tyre, raporton MIA.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Specializantë, mjekja Aleksandra Georgieva theksoi se pezullimi i grevës nuk do të thotë heqje dorë nga asnjë kërkesë. Ajo alarmoi duke shtuar se 250 mjekë çdo vit e braktisin vendin.

Mjekët në reagimin e tyre kanë theksuar se nuk janë të ndikuar nga motivet partiake, por nga gjendja e vështirë ekonomike.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria kanë theksuar që zgjidhja e problemeve të tyre do të bëhet pas procesit zgjedhor, duke kërkuar nga specializantët të anulojnë grevat.

Greva e specializantëve privatë kishte vazhduar pavarësisht vendimit të qeverisë nga seanca e fundit që menjëherë pas zgjedhjeve të përgatet një propozimi për zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e përgjithshme të specializantëve të mjekësisë që paguajnë specializimin me fondet e tyre.