Përurohet libri biografik i ish-presidentit Hashim Thaçi

Në promovimin e librit “Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, i autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë marrë pjesë një numër i madh i personaliteteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Promovimi i librit është bërë në prag të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, […]

Përurohet libri biografik i ish-presidentit Hashim Thaçi
perurohet-libri-biografik-i-ish-presidentit-hashim-thaci

perurohet-libri-biografik-i-ish-presidentit-hashim-thaci

Në promovimin e librit “Shteti i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, i autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë marrë pjesë një numër i madh i personaliteteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Promovimi i librit është bërë në prag të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Libri i gazetarëve britanikë në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”, derisa përkthimi i tij është bërë nga ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade.

Në këtë promovim të librit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme nga vendi, nga shumica e partive politike të Kosovës, si dhe nga “trojet e tjera shqiptare”.

Në promovim kanë marrë pjesë shumica e zyrtarëve të lartë të PDK-së; lideri i BDI-së, Ali Ahmeti; kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj; ai i Nismës, Fatmir Limaj; ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade e figura të tjera./EkonomiaOnline