Pesë kandidatët e mundshëm për t’u bërë kapiten i Manchester United – Maguires i është thënë të largohet

Harry Maguires i është thënë se është i lirë të largohet nga Manchester United këtë verë, me Erik ten Hag që dëshiron të përdorë afatin e transferimeve për të rifreskuar skuadrën e tij. United po kërkon të fitojë deri në 50 milionë euro nga shitja e mbrojtësit. Ai mund t’i bashkohet lojtarëve të tjerë të […]

Pesë kandidatët e mundshëm për t’u bërë kapiten i Manchester United – Maguires i është thënë të largohet

Harry Maguires i është thënë se është i lirë të largohet nga Manchester United këtë verë, me Erik ten Hag që dëshiron të përdorë afatin e transferimeve për të rifreskuar skuadrën e tij.

United po kërkon të fitojë deri në 50 milionë euro nga shitja e mbrojtësit. Ai mund t’i bashkohet lojtarëve të tjerë të padëshiruar si, Fred, Scott McTominay dhe Jadon Sancho përpara mbylljes së afatit më 1 shtator.

Edhe nëse Maguire qëndron – dhe kjo është një mundësi, duke pasur parasysh se ai ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij dhe do të hezitojë të heqë dorë nga paga e tij – por shiriti i kapitenit do t’i hiqet.

Anglezi kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar në stolin e zëvendësuesve dhe Ten Hag dëshiron ta ricaktojë kapitenin e ri.

Mirror Football hedh një vështrim në pesë alternativa që Ten Hag duhet të marrë parasysh.

Bruno Fernandez, Raphael Varane, Lisandro Martinez, Luke Shaw dhe Marcus Rashford shihen si lojtarët me potencial të madh për të qenë lider në fushë për United.

Mirëpo, kësaj liste i prinë dukshëm mesfushori portugez, që edhe në sezonin e kaluar kishte mbajtur në krah shiritin kur në fushë nuk ishte Maguire.