Petkoviq: Me Lajçakun folëm për Asociacionin që duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se tema kryesore e bisedimeve të sotme të delegacionit serb me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ishte draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ai insiston se “duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”. Petkoviq tha se delegacioni serb shkoi në […]

Petkoviq: Me Lajçakun folëm për Asociacionin që duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015
petkoviq:-me-lajcakun-folem-per-asociacionin-qe-duhet-t’i-respektoje-marreveshjet-e-vitit-2013-dhe-2015

petkoviq:-me-lajcakun-folem-per-asociacionin-qe-duhet-t’i-respektoje-marreveshjet-e-vitit-2013-dhe-2015

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se tema kryesore e bisedimeve të sotme të delegacionit serb me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ishte draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ai insiston se “duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.

Petkoviq tha se delegacioni serb shkoi në Bruksel me rreth 20 “ekspertë nga fusha të ndryshme”.

“Në rend dite ishte drafti i statutit të Asociacionit, si hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit, të cilën populli serb në Kosovë e ka pritur për më shumë se 10 vjet. Bisedimet do të vazhdojnë”, u tha Petkoviq gazetarëve në Bruksel.

Petkoviq tha se pret që bisedimet të vazhdojnë, sepse, siç tha ai, “statuti i Asociacionit është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm”.