Petkoviq: Perëndimi nuk dëshiron të shohë se fëmija i tyre Kosova është shndërruar në “përbindësh”

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklauar sot që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron paqe dhe deeskalim, por të vështirësojë situatën për serbët në Kosovë. për t’i provokuar ata që të shkaktojnë një krizë të re dhe në këtë mënyrë të shmangin zbatimin e detyrimeve […]

Petkoviq: Perëndimi nuk dëshiron të shohë se fëmija i tyre Kosova është shndërruar në “përbindësh”
petkoviq:-perendimi-nuk-deshiron-te-shohe-se-femija-i-tyre-kosova-eshte-shnderruar-ne-“perbindesh”

petkoviq:-perendimi-nuk-deshiron-te-shohe-se-femija-i-tyre-kosova-eshte-shnderruar-ne-“perbindesh”

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklauar sot që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron paqe dhe deeskalim, por të vështirësojë situatën për serbët në Kosovë. për t’i provokuar ata që të shkaktojnë një krizë të re dhe në këtë mënyrë të shmangin zbatimin e detyrimeve të marra.

Petkoviq tha se në vend që të shkojnë në drejtim të de-përshkallëzimit dhe se policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i Kosovës, Prishtina dhe Albin Kurti po bëjnë të kundërtën sepse janë adaptuar me kriza.

“Nuk u pëlqen de-përshkallëzimi, nuk u pëlqejnë thirrjet e BE-së, si njoftimi i 3 qershorit, ku të gjithë ranë dakord që policia të tërhiqet menjëherë nga veriu dhe kryetarët e zgjedhur të komunave të bëjnë punën e tyre nga lokacione alternative dhe se duhet bërë çdo gjë për të arritur deri te normalizimi i marrëdhënieve. Kurti në vend që të shkojë në këtë drejtim dëshiron të kundërtën. Është e qartë se ai nuk dëshiron paqe”, tha Petkoviq.

Duket se në Perëndim e shohin se fajin e ka Prishtina, apo ata që marrin vendime pavarësisht se çfarë thonë se Kurti nuk do t’i dëgjojë, thonë gjithashtu se kryeministri në Kosovë është zgjedhur nga shumica në Kosovë dhe ka mandatin e tij.

“Në fakt e kanë lënë të mburret ashtu. Kosova është bukuria e Perëndimit dhe nuk duan ta shohin se bukuria e tyre është shndërruar nëpërbindësh ”, ka theksuar ai./FrontOnline/