Policia, Dogana dhe AKPM zbarkojnë në një depo që menaxhohet nga Spitali i Mitrovicës, shkak produktet ilegale

Një depo afër stacionit të Autobusëve që besohet të jetë menaxhuar nga Spitali i Mitrovicës Veriore është cak i një bastisjeje që po kryhet nga Policia e Kosovës në veri. Policia po shoqërohet nga zyrtarë nga Dogana dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale. Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zv. Drejtori i Policisë […]

Policia, Dogana dhe AKPM zbarkojnë në një depo që menaxhohet nga Spitali i Mitrovicës, shkak produktet ilegale
policia,-dogana-dhe-akpm-zbarkojne-ne-nje-depo-qe-menaxhohet-nga-spitali-i-mitrovices,-shkak-produktet-ilegale

policia,-dogana-dhe-akpm-zbarkojne-ne-nje-depo-qe-menaxhohet-nga-spitali-i-mitrovices,-shkak-produktet-ilegale

Një depo afër stacionit të Autobusëve që besohet të jetë menaxhuar nga Spitali i Mitrovicës Veriore është cak i një bastisjeje që po kryhet nga Policia e Kosovës në veri.

Policia po shoqërohet nga zyrtarë nga Dogana dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë në afërsi të stacionit të Autobusëve policia ka reaguar dhe kemi kuptu se aty ka produkte medicionale për të cilët nuk dihej origjina. Sot kemi thirr Doganën dhe Agjensinë e Kosovës për Produkte Medicionale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptu se kjo depo mund të kishte produkte medicionale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovica Veri. Tani së bashku me personelin e spitalit jemi në proces të verifikimit të kësaj depoje”, tha ai për Front Online.