Policia gjobit tre shoferë me nga 500 euro, pesë pikë negative dhe masë të përkohshme të ndalim vozitjes

Policia e Kosovës në Gjilan në kuadër të një kontrolli rutinor kanë ndaluar tri vetura, shoferët e të cilave drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba si dhe u janë […]

Policia gjobit tre shoferë me nga 500 euro, pesë pikë negative dhe masë të përkohshme të ndalim vozitjes
policia-gjobit-tre-shofere-me-nga-500-euro,-pese-pike-negative-dhe-mase-te-perkohshme-te-ndalim-vozitjes

policia-gjobit-tre-shofere-me-nga-500-euro,-pese-pike-negative-dhe-mase-te-perkohshme-te-ndalim-vozitjes

Policia e Kosovës në Gjilan në kuadër të një kontrolli rutinor kanë ndaluar tri vetura, shoferët e të cilave drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba si dhe u janë vënë pikë negative.

“Të njëjtëve sipas nenit 246 dhe 247 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë muaj si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të pa regjistruar nga 200 euro”, thuhet në njoftim.