Fatmir Mediu heq dorë nga “gjykimi shkurtuar”, dosja e Gërdecit pritet të zvarritet me vite

Politikani dhe ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e qeverisë Berisha, Fatmir Mediu ka hequr dorë nga kërkesa për “gjykim të shkurtuar” për dosjen e Gërdecit. Më parë, ai kishte pranuar duke i hapur rrugë përshpejtimit të procesit, por avokatët sot kanë bërë një kthesë të papritur. Mbrojtja e ish-ministrit ka kërkuar që procesi ndaj Fatmir […] The post Fatmir Mediu heq dorë nga “gjykimi shkurtuar”, dosja e Gërdecit pritet të zvarritet me vite appeared first on Newsbomb Albania.

Fatmir Mediu heq dorë nga “gjykimi shkurtuar”, dosja e Gërdecit pritet të zvarritet me vite

Politikani dhe ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e qeverisë Berisha, Fatmir Mediu ka hequr dorë nga kërkesa për “gjykim të shkurtuar” për dosjen e Gërdecit. Më parë, ai kishte pranuar duke i hapur rrugë përshpejtimit të procesit, por avokatët sot kanë bërë një kthesë të papritur.

Mbrojtja e ish-ministrit ka kërkuar që procesi ndaj Fatmir Mediut të kryhet në një proces të zakonshëm.

Kjo do të thotë se procesi gjyqësor do të rikthehet në pikën zero dhe familjarët  viktimave të shpërthimit tragjik të Gërdecit duhet të presin disa vite për të marrë drejtësi. Në këto kushte, do duhet të ribëhet akt-ekspertim i ri për shkakun e shpërthimit.

Mediu akuzohet për dy vepra penale për “Shpërdorim detyre”, njëra e parashikuar nga Kodi Penal dhe tjetra nga Kodi Penal Ushtarak, pasi në kohën që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ngarkohet dhe me përgjegjësi për zbatimin e Kodit Penal Ushtarak.

Këtë kanë shprehur në seancën e sotme edhe avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes. Data e radhës për gjyq është caktuar më datë 8 shtator, në Gjykatën e Posaçme.

“Prokuroria dhe Gjykata nuk ishin dakord të shpreheshin për parashkrimin. Janë një sërë subjektesh që ne i kemi identifikuar si dëshmues… Në seancën që do përcaktohet lista e dëshmitarëve, do kemi dhe emrat”, është shprehur avokati Ardian Visha.

Siç deklaroi për mediat dhe avokati i Mediut, në listën e personave që do të pyeten si dëshmitarë janë persona që ndodhen aktualisht në Britaninë e Madhe, në Shtete e Bashkuara të Amerikës, etj, të cilët kanë pasur rol në Uzinën e Demontimit të Armëve në fshatin Gërdec.

15 VITE NGA TRAGJEDIA E GËRDECIT

Më 15 mars të vitit 2008 Tirana do të lëkundej nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec. Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave, ndërsa qindra të tjerë mbeten të plagosur. Shumë shtëpi u shkatërruan totalisht dhe shpërthimi krijoi një krater të madh.

Sot, 15 vite pas ngjarjes askush nuk është dënuar për jetët e marra. Kryeministri i kohës, Sali Berisha do të deklaronte se përpara shpërthimit nuk e dinte se ekzistonte një fshat i quajtur Gërdec. Një javë pas tragjedisë, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen.

Ky shpërthim i mori jetën 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën mbi 300 të tjerë.

Opozita e asaj kohe akuzoi ashpër qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. Prestigjozja amerikane “New York Times” publikoi disa shkrime për ngjarjen, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë aferë. Berisha e konsideroi gazetën amerikane si “letër higjenike”.

The post Fatmir Mediu heq dorë nga “gjykimi shkurtuar”, dosja e Gërdecit pritet të zvarritet me vite appeared first on Newsbomb Albania.