Policia kufitare demanton keq ministrin Sveçla: Prej fillimit të liberalizimit rreth 512 mijë kosovarë dolën veç rrugëve tokësore

Një lajm i publikuar të premten në Front Online, i cili i referohej një përgjigje zyrtare nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ka nxitur reagimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, në lidhje me numrin e kosovarëve që po shkojnë drejt shteteve të BE-së nga 1 janari 2024, raporton portali Front Online. Stacioni […]

Policia kufitare demanton keq ministrin Sveçla: Prej fillimit të liberalizimit rreth 512 mijë kosovarë dolën veç rrugëve tokësore
policia-kufitare-demanton-keq-ministrin-svecla:-prej-fillimit-te-liberalizimit-rreth-512-mije-kosovare-dolen-vec-rrugeve-tokesore

policia-kufitare-demanton-keq-ministrin-svecla:-prej-fillimit-te-liberalizimit-rreth-512-mije-kosovare-dolen-vec-rrugeve-tokesore


Një lajm i publikuar të premten në Front Online, i cili i referohej një përgjigje zyrtare nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ka nxitur reagimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, në lidhje me numrin e kosovarëve që po shkojnë drejt shteteve të BE-së nga 1 janari 2024, raporton portali Front Online.

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë të martën në mëngjes i kishte kthyer përgjigje nëpërmjet e-mailit portalit Front Online, ku kishte bërë të ditur se nga 1 janari i këtij viti 380-400 autobusë çdo ditë po shkojnë nga Kosova drejt BE-së, kryesisht në Gjermani, Slloveni, Zvicër, Belgjikë, etj.

Por, në ditën e publikimit të këtij lajmi, bazuar në këtë përgjigje të Stacionit të Autobusëve dhe pas reagimeve të shumëta, këta të fundit janë munduar “ta demantojnë” veten, duke thënë se kanë deklaruar se 380-400 autobusë kanë qenë të linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare, ndonëse një gjë e tillë nuk thuhet në e-mailin e dërguar për Front Online.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku ka shkruar se raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. “Ato me ose padashje krijojnë panikë te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia”.

Madje, sipas Sveçlës, përkundër fillimit të liberalizimit të vizave me BE-në, sivjet nga Kosova kanë dalë 35% më pak autobusë, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

“Sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë. Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njejtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Sveçla.

Por, krejt këto deklarata të Sveçlës i ka demantuar Policia e Kosovës.

Sipas emisionit “Expose”, të prodhuar nga Gazeta Blic, që u transmetua sonte në televizionin Kanal 10, sivjet është rritur numri i udhëtarëve nga Kosova.

“Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për vetëm 15 ditë që nga liberalizimi i vizave, nga Kosova kanë lëvizur 700 mijë qytetarë, Për emisionin “Expose” nga Policia kanë thënë se në kufijtë tokësor nga 1-15 janar kanë dalë nga Kosova 511.604 udhëtarë, që krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2023 ka një rritje prej 10.2%, apo për mbi 50 mijë udhëtarë. Ndërsa në të njejtën periudhë nga Aeroporti kanë dalë 155.816 udhëtarë dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar ka një rritje prej 13.2%”, raporton GazetaBlic.

/Front Online/