Policia sekuestron 500 kg duhan të kontrabanduar

Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz. Sipas një njoftimi Policia bën të ditur se të njëjtat dyshohen se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë nga një 47-vjeçar me inicialet S.Z..ku pas […]

Policia sekuestron 500 kg duhan të kontrabanduar
policia-sekuestron-500-kg-duhan-te-kontrabanduar

policia-sekuestron-500-kg-duhan-te-kontrabanduar

Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz.

Sipas një njoftimi Policia bën të ditur se të njëjtat dyshohen se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë nga një 47-vjeçar me inicialet S.Z..ku pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur 500 kilogramë duhan në vlerë prej 6000 eurove.

“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar. Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim.