Prokurori Bubevski: Sot presim kallëzimin e parë penal, vrasësit e Vanjës përballen me të paktën 10 vjet burgim

Prokurori Gavril Bubevski në programin e mëngjesit të televizionist serb TV Nova deklaroi se të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe parukierit Pançe Zhezhovski kërcënohen me dhjetë vjet burgim, si dhe me burgim të përjetshëm. Sipas tij, sot priten kallëzimet e para penale kundër të dyshuarve, transmeton Portalb.mk. “Të dhënat e fundit janë se […]

Prokurori Bubevski: Sot presim kallëzimin e parë penal, vrasësit e Vanjës përballen me të paktën 10 vjet burgim
Konferenca për media e ministrit Oliver Spasovski dhe prokurorit Gavril Bubevski. Foto: Portalb.mk

Prokurori Gavril Bubevski në programin e mëngjesit të televizionist serb TV Nova deklaroi se të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe parukierit Pançe Zhezhovski kërcënohen me dhjetë vjet burgim, si dhe me burgim të përjetshëm. Sipas tij, sot priten kallëzimet e para penale kundër të dyshuarve, transmeton Portalb.mk.

“Të dhënat e fundit janë se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, mes tyre edhe babai i Vanjës. Tre prej tyre e pranuan fajin dhe i katërti, për të cilin kemi prova se ishte i përfshirë, nuk pranoi asgjë. Urdhri ndërkombëtar për vrasësin është aktiv dhe presim të realizohet. Detajet e rolit të babait janë ende të njëjta. Ai ka dhënë të gjitha të dhënat për lëvizjet e vajzës, se kur do të jetë vetëm e kështu me radhë. Rrëmbimi i vajzës ka të bëjë me interes personal, të dyshuarit kanë thënë të njëjtën gjë, e kanë rrëmbyer fëmijën për t’i marrë para nënës. Pas kësaj ndodhi një vrasje, e cila tronditi mbarë popullin”, thotë prokurori Bubevski në TV Nova.

Sipas tij, rrëmbyesit kishin frikë se policia do ta zbulonte planin e tyre, ndaj e vranë vajzën para se nëna e saj të informohej për kërkesën e tyre.

“Sot presim kallëzimin e parë penal, pres të shohim se çfarë do të mblidhet që të kemi gjithë historinë. Mendoj se raporti do të përkojë vetëm me rrëfimin e të dyshuarve”, thotë prokurori.

Autopsia e Pançe Zhezovskit ka përfunduar dje, ndërsa sot priten informata, tha prokurori. Këto dy raste lidhin vetëm veturën e Zhezhovskit me të cilin u rrëmbye Vanja dhe autorët e vrasjeve, shtoi ai.

Bubevski thekson se të dyshuarit përballen me dënim me burg prej së paku 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

“Deri më tani nuk është vërejtur një rast i tillë, por kjo i jep peshë”, ka përfunduar Bubevski për TV Nova.

Kujtojmë se vanja u vra më 27 nëntor, ditën që u rrëmbye. I përfshirë në rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës ishte edhe babai i saj, i cili ka dhënë informacione për kohën se kur Vanja largohet vetëm nga shtëpia. 14-vjeçarja u rrëmbye për të zhvatur para nga nëna e saj dhe menjëherë pas kësaj u vra me armë. Vrasësi e vrau sepse kishte frikë nga provat që policia mund t’i gjente në hetimin e filluar pas kallëzimit, tha dje ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Lupço Palevski – Pallço është organizator dhe kryerës i dy vrasjeve, të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Sipas ministrit të Punëve të Brendhsme, Oliver Spasovski, atij janë duke iu ndjekur gjurmët dhe se ai është arratisur bashkë me avokatin e tij në Beograd dhe më pas në Bullgari. Për Palevskin, do të shpallet fletarrestim ndërkombëtar.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.