Prokuroria ndalon të dyshuarin e dytë për vrasje të rëndë në tentativë në Kolovicë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj. “I […]

Prokuroria ndalon të dyshuarin e dytë për vrasje të rëndë në tentativë në Kolovicë
prokuroria-ndalon-te-dyshuarin-e-dyte-per-vrasje-te-rende-ne-tentative-ne-kolovice

prokuroria-ndalon-te-dyshuarin-e-dyte-per-vrasje-te-rende-ne-tentative-ne-kolovice

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore”, tha ajo.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26 mars në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Ndryshe, më 25 prill të këtij viti, për të njëjtin rast, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit tjetër Fitim Doda.

Por si filloi gjithçka, dhe çfarë dëshmuan në Polici dhe para gjykatës të përfshirët në këtë rast, bëhet e ditur në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, të publikuar ekskluzivisht më 25 prill 2024. /BetimipërDrejtësi