Qeveria mban mbledhje, merr tre vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike. Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, në këtë mbledhje janë marrë tri vendime. “Rialokuar 320,428.00€ për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme”. “Miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, […]

Qeveria mban mbledhje, merr tre vendime
qeveria-mban-mbledhje,-merr-tre-vendime

qeveria-mban-mbledhje,-merr-tre-vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, në këtë mbledhje janë marrë tri vendime.

“Rialokuar 320,428.00€ për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme”.

“Miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës”.

“Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj”./Front Online