Radojiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që mbajti sot me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e fundit në Kosovë. Ai u pyet për publikimet e ministrit Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Srpska. Hovenier […]

Radojiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha
radojiciq-brenda-manastirit,-hovenier:-e-kam-pare-postimin-e-ministrit,-kane-kaluar-vetem-48-ore,-nuk-i-dime-te-gjitha

radojiciq-brenda-manastirit,-hovenier:-e-kam-pare-postimin-e-ministrit,-kane-kaluar-vetem-48-ore,-nuk-i-dime-te-gjitha

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që mbajti sot me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ai u pyet për publikimet e ministrit Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Srpska.

Hovenier tha se e kishte parë këtë, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.

“E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”.