Rama: Asnjëherë nuk i kam marr meritat për suksesin e organizimit të Lojërave Mesdhetare

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas akuzave të Ministrit Hajrullah Çekut rreth marrjes të së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Rama i quan të pavërteta e të pakuptimta ndërsa ju drejtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës se unë në asnjë moment nuk kam marrë meritat për suksesin rreth […]

Rama: Asnjëherë nuk i kam marr meritat për suksesin e organizimit të Lojërave Mesdhetare
rama:-asnjehere-nuk-i-kam-marr-meritat-per-suksesin-e-organizimit-te-lojerave-mesdhetare

rama:-asnjehere-nuk-i-kam-marr-meritat-per-suksesin-e-organizimit-te-lojerave-mesdhetare

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas akuzave të Ministrit Hajrullah Çekut rreth marrjes të së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Rama i quan të pavërteta e të pakuptimta ndërsa ju drejtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës se unë në asnjë moment nuk kam marrë meritat për suksesin rreth organizimit.

“Me keqardhje kam dëgjuar akuzat e pavërteta e të pakuptimta të Ministrit të Kulturës, Rinisë e Sporteve, Hajrullah Çekut rreth marrjes të së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Dua t’ua bëj të qartë qytetarëve të Republikës së Kosovës se unë në asnjë moment nuk kam marrë meritat për suksesin rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Në asnjë prej deklarimeve të mia publike e private nuk kam thënë diçka të tillë”, ka thënë Rama.

Ai shtojë se meritat kryesore të këtij suksesi ,në krye me Kryetarin Ismet Krasniqin dhe Sekretarin Besim Aliti.

“Përkundrazi, në secilin prononcim kam falënderuar publikisht dhe i kam dhënë meritat kryesore për këtë sukses Komitetit Olimpik të Kosovës, në krye me Kryetarin Ismet Krasniqin dhe Sekretarin Besim Aliti. Po ashtu kam falenderuar Zyrën e Kryeministrit, ministritë përkatëse, Komitetin Olimpik të Shqipërisë dhe komunat tjera nënshkruese.

Prandaj, deklarimet e Ministrit Çeku janë të pavërteta dhe për keqardhje, në veçanti gjuha e ulët e përdorur nga një zyrtar i lartë, të cilit i është besuar përfaqësimi i kulturës sonë në nivel shtetëror”, ka thënë tutje Rama.