Ymeri: Qeveria e Kurtit ndryshon nga të tjerët, jo që nuk vjedhin, por po i kërcënon ata që ua zbulojnë hajnitë

Drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë se është e vështirë të shpjegohet situata se çfarë ka bërë Qeveria e Kosovës me situatën në veri të vendit. Sipas tij, marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropiane në Bratisllav nënkupton se pa zbatimin e krejt pikave që janë arritur, nuk […]

Ymeri: Qeveria e Kurtit ndryshon nga të tjerët, jo që nuk vjedhin, por po i kërcënon ata që ua zbulojnë hajnitë
ymeri:-qeveria-e-kurtit-ndryshon-nga-te-tjeret,-jo-qe-nuk-vjedhin,-por-po-i-kercenon-ata-qe-ua-zbulojne-hajnite

ymeri:-qeveria-e-kurtit-ndryshon-nga-te-tjeret,-jo-qe-nuk-vjedhin,-por-po-i-kercenon-ata-qe-ua-zbulojne-hajnite

Drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë se është e vështirë të shpjegohet situata se çfarë ka bërë Qeveria e Kosovës me situatën në veri të vendit.

Sipas tij, marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropiane në Bratisllav nënkupton se pa zbatimin e krejt pikave që janë arritur, nuk mund të ketë as heqje të masave apo sanksioneve që i janë vendosur Kosovës.

Ymeri, në një intervistë për Front Online ka deklaruar se masat ndaj Kosovës janë vendosur për shkak që kjo e fundit nuk i ka përfillur kërkesat e ndërkombëtarëve për ta shtensionuar sitën në veri.

“Është vështirë me e spjegu dhe nuk kam dëgjuar asnjë shpjegim racional as nga Qeveria se përse është dashtë me i ndërmarr këto masa të cilat na sollën përveç qortimeve dhe sanksioneve, pastaj të tërhiqemi gradualisht nga të njëjtat. I kemi porositë nga BE-ja të muajit të kaluar që pa u përmbush të gjitha pikat që kanë qenë tri sosh për deeskalim nuk do të ketë heqje të masave, tash pritet në shtator që të diskutohen prapë këto gjëra mirëpo ne tash jemi në një situatë ku po e tërheqim Policinë nga ndërtesat atje”, ka thënë Ymeri për Front Online.

Ymeri: Zgjidhja më e mirë për të shkuar në zgjedhje në veri, dorëheqja e kryetarëve

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovës ka nisur procedurat për dorëheqjen e kryetarëve në Veri.

Ministri Elbert Krasniqi ka sqaruar se Grupi punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti.

Për, këtë çështje ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tani drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë se zgjidhja më e mirë për t’u mbajtur zgjedhjet në veri do të ishte dorëheqja e kryetarëve.

“Zgjidhja më e mirë dhe e domosdoshme do të kishte qenë dorëheqja e kryetarëve në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve. Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë përshtypje se si do të shkojmë deri të zgjedhjet përveç insistimit të saj që ta bëjë këtë përmes referendumit gjë që është një procedurë e vështirë dhe që mund të marrë kohë dhe në këtë drejtim nuk mendoj se do të jetë e suksesshme, megjithatë unë mendoj se dorëheqja do të kishte me qenë rruga përpara në mënyrë që të kemi zgjedhje sa më shpejtë atje dhe të kemi rikthim të institucioneve të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, të cilat janë cenuar gogja shumë kohëve të fundit, veçanërisht për shkak të sjelljeve të skrukturave ilegale të Serbisë dhe të sjelljes politike të Listës Serbe”, ka deklaruar Ymeri, për Front Online.

Kurse, kur është pyetur se a do të vazhdojë kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetimi të qëndroj në objekt komunal, ku tashmë aty është ngujuar që nga muaji maj, apo do t’i bindet vendimit të kryeministrit Kurti, Ymeri ka thënë se duke e parë se Hetimi është lojal karshi VV-së, do të bëjë ashtu siç thotë kryeministri Kurti.

“Unë mendoj që ai, nuk e di se çfarë marrëdhënie ka me kryeministrin Kurti por me sa më është duk mu ai është lojal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pjesë e së cilës është dhe lojal ndaj kryeministrit Kurti, dhe në këtë drejtim natyrisht që çfarë do që t’i thotë kryeministri Kurti ai do ta bëj. Këtu po përvidhet një problem tjetër më i madh të cilin ta shikojmë ligjërisht dhe legalisht kryeministri nuk ka të drejtë t’u kërkojë kryetarëve dorëheqjen sepse nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë dhe nuk ka pas të drejtë as t’i shtyjë ata që të shkojnë në objektet komunale”, ka shtuar ai.

 Visar Ymeri: Asociacionin e kemi kundërshtuar bashkë, tash Kurti e ka pranuar

Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurti, Visar Ymeri në një intervistë për Front Online ka deklaruar se Asociacionin e kanë kundërshtuar bashkë me Albin Kurtin.

Por, se thotë se ky i fundit tashmë e ka pranuar.

“Është e vërtetë që e kemi kundërshtuar bashkë. Tash kryeministri Kurti e ka pranuar, pra në marrëveshjen të cilën e ka pranuar në Bruksel, pastaj në Ohër, aty e ka pranuar edhe Asociacionin. Zvarritja e shkrimit të draft statusit për Asociacion mendoj unë se vetëm sa po i sjellë dëme Kosovës sepse nuk është një çështje që mund ta shmangim kështu dhe në këtë drejtim konsideroj që është dashtë shumë më herët  dhe është dashtë të veprojë në momentin kur është kërkuar kjo gjë nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e kështu em radhë”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, kokëfortësia e Kurtit që të mos merret me draftin e statutit të Asociacionit është lëvizje e kotë politike.

“Kjo, kokëfortësi e Kurtit që të mos merret me draftin e statutit kur e ka pranuar Asociacionin mendoj që është një lëvizje e kotë politike që më shumë ka synim të bëj poena politik brenda vendit se sa që i sjellë ndonjë dobi Kosovës”, është shprehur ai.

 

 Ymeri për audio-incizimet e Kusari-Lilës: Nuk janë bërë pa dijeninë e Kurtit

Javë më parë në media janë publikuar disa audio-incizime të shefes së GP-së të partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.

Kusari-Lila ka deklaruar se kryeministri Albin Kurit nuk ka qenë në dijeni për këtë, por se e ka kuptuar më vonë.

Por, ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Visar Ymeri po thotë se kjo nuk është e vërtetë.

“Pra kjo sjellja ku nuk japin kurrfarë përgjegjësi pushtetit është shumë problematike për demokracinë në Kosovë sepse ose duhet të thonë po kemi fol me Radojiçiqin dhe kjo është në rregull e pastaj ta diskutojmë nëse është në rregull ose le të thonë që nuk kemi fol dhe pastaj kjo të mbetet e vërtetë. Ne e kemi pas një mori gënjeshtrash gjatë kësaj periudhe prej znj. Kusari e deri të kryeministri duke u munduar që ta relativizojnë dhe ta mbulojnë këtë fakt. Absolutisht jo. Unë mendoj që jo. Mënyrën qysh e njoh qysh funskionon Kurti politikisht atij këto gjëra nuk i ikin dhe ai nuk lejon të ndodhin gjëra të tilla pa dijeninë e tij”, është shprehur Ymeri për Front Online.

Sipas tij, me këto audio-inicime nuk është dëmtuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por e tërë Kosova.

Kjo, pasi që siç thotë ai, bashkërendimi me Milan Radojiçiqin i cili është i sanksionuar nga SHBA-të për shkak të aktivitetit kriminal, është i papranueshëm.

 

Visar Ymeri: Pushteti po i kërcënon ata që po ia zbulojnë hajninë

Në media po ashtu është publikuar një skandal ku dyshohet për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po bën dallavere me paranë publike.

Ai, thotë se kjo është një papërgjegjësi e madhe.

Derisa shton se pushtetit aktual është i ndryshëm nga të tjerët për shkak se i kërcënon ata që ia zbulojnë hajninë.

“Mënyra se si po i sulmojnë ata që po i lajmërojnë këto gjëra, që po i publikojnë këto skandale mendoj se është jashtëzakonisht problematike dhe e rrezikshme që vjen prej kësaj Qeverie, pra në vend se ministrja në këtë rast të merret me problemin që po i mungonin gruri dhe vaji për të cilin i ka dhënë paratë dhe për të cilin i ka shkelë procedurat ajo merret me lajmëtarin.  Ky pushtet është i ndryshëm prej atyre tjerëve, jo pse s’vjedh, por është i ndryshëm prej atyre tjerëve sepse i kërcënon ata që e zbulojnë hajninë”, ka thënë Ymeri, për Front Online.

 

 

Ymeri: Njerëzit e kanë votuar LVV-në sepse kanë besuar se do të qeveris pa korrupsion

Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurti, Visar Ymeri ka thënë se skandalet që i janë publikuar Qeverisë Kurti, duhet të kishin edhe ndikim elektoral.

Sipas tij, shumica e qytetarëve e kanë votuar këtë parti, për shkak se kanë menduar se do të qeverisë pa korrupsion.

“Unë mendoj se këto skandale do të duhej të kishin ndikim edhe elektoral sepse njerëzit e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje më së shumti për shkak që kanë besu që Lëvizja Vetëvendosje do të qeveris ndryshe, pra do të qeveris pa korrupsion. Ky ka qenë besimi më i madh. Nuk mendoj se shumë njerëz e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të qëndrimit të dialogut karshi me Serbinë edhe pse ka edhe të tillë, por shumica dërmuese e kanë votuar për këtë gjë, pra kur kanë thënë se po duam ndryshim nga qeverisjet e kaluara kanë menduar ndryshim në çka, ndryshim në korrupsion dhe tash nëse kjo qeveri po u ngjason të tjerave e shpesh herë edhe më keq se të tjerat për sa i përket korrupsionit atëherë ku është ndryshimi, pse po duket të jetë ndryshe kjo Qeveri”, ka deklaruar Ymeri, për Front Online.

 

Dorëheqja e Mehajt, Ymeri: Ata që nuk janë në rrethin e ngushtë të VV-së, e kanë vështirë të qeverisin

Drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri në një intervistë për Front Online, ka folur edhe për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.

Sipas tij, ata që nuk janë rreth i ngushtë i Lëvizjes Vetëvendosje e kanë të vështirë të qeverisin me dikasterin e tyre.

“Po duket që secili njeri që vjen nga jashtë, në kuptimin jo nga jashtë Kosovës, por nga jashtë rrethit të ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje po e ka të vështirë për me qenë i lirë në punën e vet dhe në qeverisjen e dikastereve të cilët u janë besuar”, është shprehur Ymeri.

Thotë se sikur edhe ky të ishte në vendin e Mehajt do të jepte dorëheqje.

Dhe, këtë e thotë për një arsye.

“Mospajtimi i Mehajt me atë se çka po i bëhet Kosovës, veçanërisht FSK-së, e posaçërisht për përjashtimin e FSK-së nga “Defender Europe 2023”, është për mendimin tim mospajtim edhe i duhur, edhe konceptual edhe politik dhe për këtë natyrisht që ka dhënë dorëheqje dhe kisha dhënë edhe unë dorëheqje sepse çka i ka ndodhë FSK-së, me masat për të cilat Kurti nuk është brengos fare duke marrë parasysh edhe sanksionet që mund t’i vijnë Kosovës mendoj që është arsye e mjaftueshme për t’u larguar”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa, kur është pyetur për sukseset dhe dështimet e kësaj Qeverisë, ai ka deklaruar se dështime ka shumë, ndërsa një e mirë është se kjo Qeveri është fokusuar në sferën e energjetikës./Front Online