Rama e publikon agjendën e takimeve, thotë se është në pritje të konfirmimit nga Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar agjendën e takimeve që do t’i nis sot në kuadër të turit të tij ballkanik. Kjo në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë. Rama turin do ta nis në Maqedoninë e Veriut, e pasdite pritet që të vij […]

Rama e publikon agjendën e takimeve, thotë se është në pritje të konfirmimit nga Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar agjendën e takimeve që do t’i nis sot në kuadër të turit të tij ballkanik. Kjo në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Rama turin do ta nis në Maqedoninë e Veriut, e pasdite pritet që të vij në Kosovë.

Deri më tani është konfirmuar takimi i Ramës me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Galuk Konjufca.

Ndërsa tha se është në pritje të konfirmimit për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Takimet Rama do t’i vazhdojë edhe nesër. Fillimisht do të ketë takime në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në mesditë më pas ai do të zhvillojë takime në Malin e Zi. Atje do të takohet me kryeministrin Dritan Abazoviq dhe me presidentin Jakov Milatoviq.

E takimet do t’i përmbyll me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, nesër në mbrëmje.