RMV-ja shpalli non-grata tre diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut ka shpallur persona të padëshirueshëm (non grata) tre diplomatë nga Ambasada Ruse në vend, transmeton Portalb.mk. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njoftoi se më 12 shtator në MPJ është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse […]

RMV-ja shpalli non-grata tre diplomatë rusë
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut (MPJ). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Maqedonia e Veriut ka shpallur persona të padëshirueshëm (non grata) tre diplomatë nga Ambasada Ruse në vend, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njoftoi se më 12 shtator në MPJ është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend (persona non grata).

Ministria theksoi se vendimi këtillë është marrë pas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente për aktivitete të ndërmarra e që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.