RMV, personat e pafuqishëm dhe të sëmurët duhet të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 8 majit

Personat e pafuqushëm dhe të sëmurë të cilët duan ta realizojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 8 maj, mund të regjistrohen për të votuar deri më datë 30 prill, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk. “Ky regjistrim ka për qëllim personat që përkasin grupit […]

RMV, personat e pafuqishëm dhe të sëmurët duhet të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 8 majit
Zgjedhje parlamentare 2024 në Maqedoni të Veriut. Foto ilustrim e krijuar nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva (përmban elemente nga Canva)

Personat e pafuqushëm dhe të sëmurë të cilët duan ta realizojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 8 maj, mund të regjistrohen për të votuar deri më datë 30 prill, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

“Ky regjistrim ka për qëllim personat që përkasin grupit të qytetarëve që janë persona të sëmurë, apo të pafuqishëm të cilët nuk janë në gjendje duhur fizike për të realizuar votën e tyre në vendin votues. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: një kopje nga letërnjoftimi, kopje nga vërtetimi ose raporti mjekësor i dhënë nga specialisti për personat e sëmurë apo të pafuqishëm. Me qëllim që të bëni më lehtë ngarkimin e dokumentëve të lartëpërmendura, ju preferojmë të shfrytëzoni aplikacionin në celularët tuaj, me të cilin në mënyrë të lehtë mund të paraqisni të dhënat personale dhe dokumentët e duhura me fotografimin e të njejtave”, thuhet në njoftimin e KShZ.

KShZ-ja në thirrjen publike informon se personat e paaftë dhe të sëmurë, të drejtën e votës do ta realizojnë nga shtëpitë e tyre, një ditë para ditës së caktuar të zgjedhjeve.

“Personat e pafuqishëm ose të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Këtë votim e zbaton Këshilli Zgjedhor kompetent për zbatimin e votimit për vendin e votimit të cilit i përkasin këta persona, më 7 maj (e martë)”, thuhet në thirrjen e KShZ-së.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

LEXO: Rezultatet e votave të numëruara të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV

LEXO: Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënoi rënie, për dhjetë vjet u “zhdukën” mbi 50 mijë votues