RMV, zjarret në pyje do të shuhen nga pilotët e pensionuar

Këtë verë, pilotët e pensionuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të angazhohen për shuarjen e zjarrit në pyje me “Er traektorët”. Për momentin, Maqedonia e Veriut ka vetëm një pilot për shuarjen e zjarreve me aeroplan në pyje, ngase dy prej tyre këtë pranverë u pensionuan. Pilot të ri nuk janë pranuar, ngase […]

RMV, zjarret në pyje do të shuhen nga pilotët e pensionuar
Avion për shuarjen e zjarreve. Foto: e marrë nga QMK me leje

Këtë verë, pilotët e pensionuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të angazhohen për shuarjen e zjarrit në pyje me “Er traektorët”. Për momentin, Maqedonia e Veriut ka vetëm një pilot për shuarjen e zjarreve me aeroplan në pyje, ngase dy prej tyre këtë pranverë u pensionuan. Pilot të ri nuk janë pranuar, ngase u caktuan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, dhe nuk mund të ketë konkurs për pranimin e të rinjve shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Punësimi i pilotëve të ri nënkupton procedurë më të gjatë dhe trajnime, ndaj problemi këtë vit do të zgjidhet me pilotët e pensionuar. 

“Presim të kalojnë zgjedhjet dhe të angazhojmë punonjësit e pensionuar. Tani për tani nuk mund ta bëjmë të njëjtën për shkak të zgjedhjeve, edhe pse për situatën e njëjtë jemi drejtuar dy herë te Komisioni për Antikorrupsion, që të na lejojë të nënshkruajmë kontrata, por na kanë refuzuar”, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Bekim Maksuti. 

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka në dispozicion vetëm një aeroplan i cili mund të shfrytëzohet deri në muajin gusht, ndërkaq dy të tjerët ende nuk janë dërguar për servisim për shkak të zgjedhjeve në vend. 

“Këtë verë, për dallim prej dy viteve, të tre aeroplanët do të jenë në dispozicion. Maksuti tha se është në përfundim e sipër tenderi për servis të aeroplanëve. Pas arritjes së kontratës, këto dy aeroplan do të dërgohen për servisim dhe para sezonit veror të rikthehen. Aeroplani i tretë mund të na shërbejë deri në muajin gusht”, shtoi Maksuti.

Kohë më parë, një një prononcim për Meta.mk, Maksuti sërish vuri në pah problemin se ky institucion kyç për kontrollimin e mijëra zjarreve në mjedise të hapura që ndodhin gjatë muajve të verës, ka vetëm një pilot.

LEXO: Në RMV ka tre avionë për shuarjen e zjarreve, por vetëm një pilot

LEXO: Përmbytjet dhe zjarret do të shpeshtohen, Maqedonia po përgatit dokument për organizimin e menaxhimit të krizave

LEXO: Zjarret dhe përmbytjet, fatkeqësitë natyrore më të shpeshta në RMV në dy dekadat e fundit