SBASHK-u dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar

Sindikata Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës së Republikës së Kosovës ka dërguar sot 430 anëtarë në bregdetin shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur vet SBASHK-u, të cilët përmes njoftimit bën të ditur se ky udhëtim është bërë në shenjë respekti për angazhimet në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave. Sipas tyre, […]

SBASHK-u dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar

Sindikata Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës së Republikës së Kosovës ka dërguar sot 430 anëtarë në bregdetin shqiptarë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet SBASHK-u, të cilët përmes njoftimit bën të ditur se ky udhëtim është bërë në shenjë respekti për angazhimet në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave.

Sipas tyre, këtë vit SBASHK vazhdon me traditën e dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve për pushime në bregdetin shqiptar.

“Grupi i parë prej 164 pushuesve nga komuna të ndryshme të Kosovës sot filloi këtë aktivitet, i cili do të vazhdojë më datat 25 qershor me grupin e dytë, e për të përfunduar ky aktivitet me grupin e tretë që në bregdetin shqiptar do të jenë më 3 korrik. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin dhe kujdestarët e angazhuar për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.

Ai duke iu dëshiruar pushuesve momente të bukura në bregdetin e bukur shqiptar është shprehur se ky aktivitet organizohet në shenjë respekti për anëtarët e SBASHK-ut që janë dëshmuar me përkushtimin në procesin edukativo-arsimor, por edhe me unitetin në SBASHK edhe përkundër sfidave dhe përpjekjeve të institucioneve qendrore për ta dobësuar këtë sindikatë në kohë greve, por edhe pas saj. Jasharaj është shprehur se do të ishte edhe më i lumtur sikur të ekzistonin mundësi edhe më të mëdha buxhetore për të pasur numër edhe më të madh të pushuesve në bregdetin shqiptar”, thuhet në njoftim.