Zogaj: Vendimet e pushteteve e kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka thënë se vendimet e pushteteve kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit, sa i përket uljes së pagave, teksa ka kërkuar përmbajtje dhe moskomentim të vendimeve të gjykatave. Në “Ditët e Gjyqësorit” të organizuar nga KGjK-ja, Zogaj ka komentuar edhe Raportin e Komisionit Evropian, duke thënë […]

Zogaj: Vendimet e pushteteve e kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit
zogaj:-vendimet-e-pushteteve-e-kane-cenuar-rende-pavaresine-e-gjyqesorit

zogaj:-vendimet-e-pushteteve-e-kane-cenuar-rende-pavaresine-e-gjyqesorit

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka thënë se vendimet e pushteteve kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit, sa i përket uljes së pagave, teksa ka kërkuar përmbajtje dhe moskomentim të vendimeve të gjykatave.

Në “Ditët e Gjyqësorit” të organizuar nga KGjK-ja, Zogaj ka komentuar edhe Raportin e Komisionit Evropian, duke thënë se gjyqësori është përballur me sfida.

Duke folur për vendimin e Qeverisë me Ligjin e Pagave që gjyqtarëve u ulen pagat, Zogaj e ka quajtur goditje serioze dhe me pasoja të rënda për gjyqësorin.

“Vendimi për uljen e pagave ishte goditje serioze dhe me pasoja të rënda për gjyqësorin e Kosovës sepse përveç se ka cenuar Kushtetutën e vendit e ligjet në fuqi, janë cenuar edhe standardet ndërkombëtare të shprehura mbi opinionet e këshillit të gjyqtarëve evropianë”, u shpreh Zogaj.

“Sjellja e dy pushteteve në raport me gjyqësorin kur merren për bazë parimet e procedurës, nënkupton se kanë cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe dua të shfrytëzoj këtë konferencë t’u bëjë thirrje për përmbajtje mbi vendimet e Gjykatave”, u shpreh Zogaj, raporton eo.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, tha se përkundër sfidave e vështirësive kanë arritur që të përfundojë lëndët në kohë rekorde, raporton EO.

“Dua të theksoj se pavarësisht sfidave dhe vështirësive që është përballur sistemi i drejtësisë, kemi bërë progres në sistemin gjyqësor. Mbi të gjitha sfidat që variojnë edhe më tutje, mund të them se Supremja i ka kryer të gjitha detyrat e saja institucionale, duke i kryer lëndët në kohë rekorde dhe pritjet e vendimeve nuk janë më të largëta se sa tre muaj. Me këtë unifikim konsiderojmë se do të rritet efikasiteti i gjykatave”.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, shpesh herë është dëgjuar se çështja nuk është te hartimi i politika por te zbatimi i tyre. Për këtë, tha se ekziston sfida më e madhe e gjyqësorit.