Sekuestrohet drogë me vlerë 500 mijë euro në Tiranë, arrestohen 5 persona, mes tyre dy janë nga Kosova

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se nga 5 të arrestuarit, 3 janë shqiptarë dhe 2 të tjerë nga Kosova. Dozat, sipas burimeve […]

Sekuestrohet drogë me vlerë 500 mijë euro në Tiranë, arrestohen 5 persona, mes tyre dy janë nga Kosova
sekuestrohet-droge-me-vlere-500-mije-euro-ne-tirane,-arrestohen-5-persona,-mes-tyre-dy-jane-nga-kosova

sekuestrohet-droge-me-vlere-500-mije-euro-ne-tirane,-arrestohen-5-persona,-mes-tyre-dy-jane-nga-kosova

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se nga 5 të arrestuarit, 3 janë shqiptarë dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Dozat, sipas burimeve të policisë siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.

Hetimet kanë nisur 5 muaj më parë dhe operacioni është në vijim.

Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Në pranga kanë rënë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun shqiptar./FrontOnline/