Serwer: Vuçiq është i qartë, mundohet që ta ndaj veriun nga Kosova

Analistit i njohur, Daniel Servwr ka theksuar se objektivi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është shumë i qartë. Sipas tij, Vuçiq mundohet që ta ndaj veriun, defakto apo dejuro nga pjesa tjetër e Kosovës. Duke komentar sulmin e armatosur të grupit terrorist serb ndaj Policisë e Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, […]

Serwer: Vuçiq është i qartë, mundohet që ta ndaj veriun nga Kosova
serwer:-vuciq-eshte-i-qarte,-mundohet-qe-ta-ndaj-veriun-nga-kosova

serwer:-vuciq-eshte-i-qarte,-mundohet-qe-ta-ndaj-veriun-nga-kosova

Analistit i njohur, Daniel Servwr ka theksuar se objektivi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është shumë i qartë. Sipas tij, Vuçiq mundohet që ta ndaj veriun, defakto apo dejuro nga pjesa tjetër e Kosovës.

Duke komentar sulmin e armatosur të grupit terrorist serb ndaj Policisë e Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Serwer ka theksuar se ka qenë sulm terrorist ndaj Kosovës, por cila ka qenë prejardhja e këtij sulmi sigurisht që mund të ketë pasur prejardhje nga Beogradi.

“Është pak e pa mundshme që llojet e këtyre armve mund të kenë ardhur në Kosovë pa e ditur dikush nga Beogradi. Mund të mos ketë ditur Vuçiqi për këtë. Por nëse nuk është urdhëruar nga Vuçiqi kjo mund të jetë mbase edhe më keq, pasi që nëse Radojçiq mund të bëjë diçka të tillë krejtësisht i vetëm, kjo tregon se qeveria e Beogradit, ka humbur krejtësisht kontrollin ndaj këtyre njerëzve. Por, unë nuk besoj që Vuçiqi e ka humbur kontrollin ndaj këtyre njerëzve. Besoj që është krejtësisht e qartë sepse llojet e armatimit apo materialet që kanë pasur nuk do të mund të bëheshin të mundshme pa ndihmën e Beogradit”, ka theksuar Serwer në ‘Lajmet e fundit” në RTK.

Duke komentuar për mundësin e që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste, Serwer ka theksuar se nuk beson që mund të ketë kredibilitet për të përfaqësuar këdo në Kosovë në këtë moment.

“Gjithsesi problemi është se nëse ndalohet si entitet, kjo mund të kontribuojë në polarizimin e mëtejmë në veri dhe të kufizoj ndikimin e Prishtinës në veri”, ka theksuar Serwer.