Shefi i EULEX-it, Barbano viziton Teodosijen në Manastirin e Graçanicës

Giovanni Pietro Barbano, Shef i EULEX ka vizituar peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije. Ai ka treguar se kanë folur për situatën e sigurisë dhe të drejtat e komuniteteve. “Gjatë diskutimeve të hapura, dëgjova brengën lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe respektimin  e të drejtave të njeriut për komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano. […]

Shefi i EULEX-it, Barbano viziton Teodosijen në Manastirin e Graçanicës
shefi-i-eulex-it,-barbano-viziton-teodosijen-ne-manastirin-e-gracanices

shefi-i-eulex-it,-barbano-viziton-teodosijen-ne-manastirin-e-gracanices

Giovanni Pietro Barbano, Shef i EULEX ka vizituar peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije.

Ai ka treguar se kanë folur për situatën e sigurisë dhe të drejtat e komuniteteve.

“Gjatë diskutimeve të hapura, dëgjova brengën lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe respektimin  e të drejtave të njeriut për komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano.

Barbano ka treguar që me Teodosije të kenë folur edhe për rëndësinë e marrëdhënieve konstruktive ndërkomunale.

“E sigurova atë që EULEX do të vazhdojë mbështetjen për rend dhe ligj dhe se nga afër do ta monitorojë sistemin e drejtësisë në terma procedural, ligjor dhe të të drejtave të njeriut, përfshirë trajtimin e barabartë për të gjitha komunitetet”, vijon deklarata.