Sherifi: Vuçiqi ia ka lëshu Kurtit Zajednicën në shpinë, nuk e di si do të shpëtojë

Bilal Sherifi, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq “ia ka lëshu në shpinë Zajednicën” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ai në “Pressing” të T7, ka deklaruar se “pasardhësi i Kurtit do të ankohet siç bën tash Kurti”. Por gjatë debatit Sherifi mori një reagim nga aktivisti Shkëlzen Gashi […]

Sherifi: Vuçiqi ia ka lëshu Kurtit Zajednicën në shpinë, nuk e di si do të shpëtojë
sherifi:-vuciqi-ia-ka-leshu-kurtit-zajednicen-ne-shpine,-nuk-e-di-si-do-te-shpetoje

sherifi:-vuciqi-ia-ka-leshu-kurtit-zajednicen-ne-shpine,-nuk-e-di-si-do-te-shpetoje

Bilal Sherifi, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq “ia ka lëshu në shpinë Zajednicën” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai në “Pressing” të T7, ka deklaruar se “pasardhësi i Kurtit do të ankohet siç bën tash Kurti”.

Por gjatë debatit Sherifi mori një reagim nga aktivisti Shkëlzen Gashi që i tha Sherifit se “Kurti po e forcon pozicionin negociator pasardhësit të tij”.

Por Sheiri tha se “Kurti tashmë e ka pranuar Zajednicën”.

”Vuçiq ia ka lëshu në shpinë Zajednicën përpara. Çfarë përpjekje taktike kanë me shpëtu përpos dorëzimit. A e keni parë çfarë thotë Kurti unë nuk kam shumë hapësirë sepse i kam trashëguara marrëveshjet të gabueshme. Pasardhësi i Kurtit ka me thënë unë kam trashëgu marrëveshje të këqija Zajednicën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, plus Zajendnicën+ të Kurtit”, ka thënë Sherifi.