Shtyhet gjykimi për shmangie nga tatimi dhe kontrabandim me migrantë

Për shkak të mungesës së mbrojtësit të të akuzuarit Xhelal Krasniqi, avokatit Bekim Kafexholli, i cili ishte i angazhuar në tjetër seancë, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në këtë rast, Berat Syla së bashku me Xhelal Krasniqin dhe Blerim Berishën, po ngarkohen për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, ndërsa […]

Shtyhet gjykimi për shmangie nga tatimi dhe kontrabandim me migrantë
shtyhet-gjykimi-per-shmangie-nga-tatimi-dhe-kontrabandim-me-migrante

shtyhet-gjykimi-per-shmangie-nga-tatimi-dhe-kontrabandim-me-migrante

Për shkak të mungesës së mbrojtësit të të akuzuarit Xhelal Krasniqi, avokatit Bekim Kafexholli, i cili ishte i angazhuar në tjetër seancë, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, Berat Syla së bashku me Xhelal Krasniqin dhe Blerim Berishën, po ngarkohen për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, ndërsa Krasniqi akuzohet edhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Lutfi Shala bëri të ditur se avokati Kafexholli, kishte njoftuar sot gjykatën se nuk mund të ishte prezent për shkak se ishte i angazhuar në një seancë tjetër.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e sancës, e njëjta u shty për një datë tjetër

Ndryshe, sipas aktakuzës së ndryshuar më 26 maj 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të akuzuarit Blerim Berisha, Berat Syla dhe Xhelal Krasniqi nuk ngarkohen me krim të organizuar, ndërsa pjesa tjetër e aktakuzës mbetet e pandryshuar.

Sipas aktakuzës, Berisha, Syla dhe Krasniqi po akuzohen se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi “Kontrabandim me migrantë”, nga neni 164, par 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KRPK-së, kurse i akuzuari Krasniqi ngarkohet edhe me veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307, par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.