Si e kuptuan lajmin për vdekjen e Katanës ushtarët e Betejës së Koshares? Flet Xhafer Gashi

Një plumb kishte goditur për vdekje Agim Ramadanin, derisa ky po shihte nëse plumbat e ushtarëve të UÇK-së kanë goditur armikun. Xhafer Gashi, që ishte bashkëluftëtar i tij, tregoi se si e kuptuan lajmin. “Unë dhe Agroni e kemi çu në Bajram Curr. Fillimisht është varros në Shqipëri dhe pas luftës, janë zhvendos tek varrezat […]

Si e kuptuan lajmin për vdekjen e Katanës ushtarët e Betejës së Koshares? Flet Xhafer Gashi
si-e-kuptuan-lajmin-per-vdekjen-e-katanes-ushtaret-e-betejes-se-koshares?-flet-xhafer-gashi

si-e-kuptuan-lajmin-per-vdekjen-e-katanes-ushtaret-e-betejes-se-koshares?-flet-xhafer-gashi


Një plumb kishte goditur për vdekje Agim Ramadanin, derisa ky po shihte nëse plumbat e ushtarëve të UÇK-së kanë goditur armikun.

Xhafer Gashi, që ishte bashkëluftëtar i tij, tregoi se si e kuptuan lajmin.

“Unë dhe Agroni e kemi çu në Bajram Curr. Fillimisht është varros në Shqipëri dhe pas luftës, janë zhvendos tek varrezat e Kosharës. Lajm i rëndë për të gjithë neve sepse ishte një thyerje sepse ishte bindje e secilit prej neve që janë të pamundura rëniet heroike të bashkëluftëtarëve. Dhimbja është normale”.

Gashi thotë se pavarësisht dhimbjes humbja e Agimit nuk ua uli moralin shokëve të tij.

“Por kur është kuptuar lajmi se ka ra Agim Ramadani, Sali Çeku e të tjerë, ushtarët e dhanë edhe njëherë një betim se aty ku është derdh gjaku i Agimit nuk do të kthehet çizmja e ushtarit serb. S`i kane rimarrë ato pozicione më”.