Si ishte dalja në komunat shqiptare në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale? (Infografik)

Në Maqedoninë e Veriut dje u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ku garuan shtatë kandidatë, dy prej të cilëve ishin shqiptar, por asnjëri nuk arriti të del në vend të dytë në mënyrë që të shkojë në rrethin e dytë. Portalb.mk analizoi daljen e qytetarëve në votim në komunat të banuara me shumicë […]

Si ishte dalja në komunat shqiptare në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale? (Infografik)
Votimi në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriu, Foto nga Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut dje u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale ku garuan shtatë kandidatë, dy prej të cilëve ishin shqiptar, por asnjëri nuk arriti të del në vend të dytë në mënyrë që të shkojë në rrethin e dytë. Portalb.mk analizoi daljen e qytetarëve në votim në komunat të banuara me shumicë shqiptare.

Dalja më e lartë ka qenë në Kumanovë, Çair dhe Tetovë. Ndërsa më e vogël në Vrapçisht, Zhelinë dhe Studeniçan.

Dalja e votuesve në komunat të banuara me shumicë shqiptare
Dalja e votuesve në komunat të banuara me shumicë shqiptare

Sipas 99.9 përqind të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.086 vota, Stevo Pendarovski 180.500 vota, Bujar Osmani 121.088 vota, Maksim Dimitrievski 83.856 vota, Arben Taravari 83.393 vota, Biljana Vankovska Cvetkovska 41.331 vota dhe Stevço Jakimovski 8.121 vota.

Ngjashëm si në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, më 8 maj në rrethin e dytë do të përballen presidenti aktual i vendit dhe njëherit kandidat i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska.