S’ka të ndalur Liverpool, i ofron 60 milionë euro për yllin e Real Madridit!

Liverpooli është i interesuar për transferimin e Federico Valverdes. Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë pikërisht Anglia. Sipas mediumit “El Nacional”, “Reds” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për blerjen e futbollistit uruguaian. Megjithatë, mediumi spanjoll shton se […]

S’ka të ndalur Liverpool, i ofron 60 milionë euro për yllin e Real Madridit!

Liverpooli është i interesuar për transferimin e Federico Valverdes.

Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë pikërisht Anglia.

Sipas mediumit “El Nacional”, “Reds” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për blerjen e futbollistit uruguaian.

Megjithatë, mediumi spanjoll shton se “Los Blancos” i kërkojnë 100 milionë euro për futbollistin e tyre.

Valverde e pati një pjesë të parë të sezonit fantastike, ndërsa në atë të dytë pati rënie drastike duke përfunduar madje edhe në bankinë.

Të Kuqtë po mendojnë të bëjnë përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm pasi e kaluan një vit për t’u harruar.

Së fundmi, ata e transferuan yllin e Brightonit, Alexis Mac Allister.