Tahiri dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme: Do të shqyrtohet themelimi i komisionit hetimor për kontrata njëburimore

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet propozimi për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore. “Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do […]

Tahiri dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme: Do të shqyrtohet themelimi i komisionit hetimor për kontrata njëburimore
tahiri-dorezon-kerkese-per-seance-te-jashtezakonshme:-do-te-shqyrtohet-themelimi-i-komisionit-hetimor-per-kontrata-njeburimore

tahiri-dorezon-kerkese-per-seance-te-jashtezakonshme:-do-te-shqyrtohet-themelimi-i-komisionit-hetimor-per-kontrata-njeburimore

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet propozimi për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore.

“Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar.”

Tahiri ka thënë se qeveria Kurti ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore.

“Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme.”

Ai ka shtuar se çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është “dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën”.

“Shumica parlamentare e ka mundësinë që të votojë këtë komision e të dëshmojë vullnetin për t’u bashkuar në kërkesën për llogaridhënie që duhet ta ushtrojë Kuvendi. Në të kundërtën, çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën e cila herët ose vonë do të triumfojë. Hetimi do të ndodhë patjetër!”