Gërvalla: MPJD-ja ka një strategji për prezantimin e produkteve kosovare jashtë vendit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, i është bashkuar bashkëpartiakut të saj, ministrit Faton Peci, në një bashkëbisedim me gra fermere në hapje të Forumit “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”. Zv.kryeministrja Gërvalla tha se Ministria e Jashtme është e angazhuar dhe ka strategji për prezantimin jashtë vendit të […]

Gërvalla: MPJD-ja ka një strategji për prezantimin e produkteve kosovare jashtë vendit
gervalla:-mpjd-ja-ka-nje-strategji-per-prezantimin-e-produkteve-kosovare-jashte-vendit

gervalla:-mpjd-ja-ka-nje-strategji-per-prezantimin-e-produkteve-kosovare-jashte-vendit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, i është bashkuar bashkëpartiakut të saj, ministrit Faton Peci, në një bashkëbisedim me gra fermere në hapje të Forumit “Roli i Gruas në Bujqësi dhe Zhvillim Rural”.

Zv.kryeministrja Gërvalla tha se Ministria e Jashtme është e angazhuar dhe ka strategji për prezantimin jashtë vendit të produkteve kosovare, si verërat, djathi etj.

“Në Ministri të Jashtme kemi një strategji për prezantimin e produkteve. Është detyrë e jona të identifikojmë produktet e mira, por na duhet edhe ndihma juaj. Vera, djathi etj, janë kulturë dhe ne duhet ta promovojmë kulturën tonë. Ajo bëhet me ndihmën tuaj”, tha Gërvalla.

Ministrja tha se është e rëndësishme që institucionet të bashkëpunojnë me fermerët dhe bizneset për të zhvilluar ekonominë e vendit dhe MPJD është e hapur të punojë në këtë drejtim.

“Mund t’iu ndihmojmë si ministri e jashtme, së bashku te zhvillojmë ekonominë e vendit tonë. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunime dhe aktivitete për burrat dhe gratë. Gratë janë ato të cilat janë përkujdesur gjithmonë për cilësinë e ushqimit, përzgjedhjet”, tha Gërvalla.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Faton Peci, ka thënë se gjatë viti të kaluar nga grantet që ka ndarë MBPZhR-ja, kanë përfituar 4 mijë e 26 gra fermere, me vlerë monetare 8 milionë euro.

Rritja e sistemit të bujqësisë në mënyrën të qëndrueshme dhe efikase nuk është i munduar pa gratë, ka thënë ministri Peci gjatë Forumit. /EO