Tahiri: Kurti sot i ndau në kategori policët sipas tekeve të tij, i diskriminoi e ofendoi me shtesat kuturu

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një postim të tij në llogarinë facebook ka thënë së dje shumica parlamentare iku nga Kuvendi për rezolutën për rritje të pagave, e që sot paska gjetur rastin t’i ndajnë shtesat policeve. Sipas tij, kjo ka të beje më zhvendosjen e vëmendjes nga […]

Tahiri: Kurti sot i ndau në kategori policët sipas tekeve të tij, i diskriminoi e ofendoi me shtesat kuturu
tahiri:-kurti-sot-i-ndau-ne-kategori-policet-sipas-tekeve-te-tij,-i-diskriminoi-e-ofendoi-me-shtesat-kuturu

tahiri:-kurti-sot-i-ndau-ne-kategori-policet-sipas-tekeve-te-tij,-i-diskriminoi-e-ofendoi-me-shtesat-kuturu

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një postim të tij në llogarinë facebook ka thënë së dje shumica parlamentare iku nga Kuvendi për rezolutën për rritje të pagave, e që sot paska gjetur rastin t’i ndajnë shtesat policeve.

Sipas tij, kjo ka të beje më zhvendosjen e vëmendjes nga pranimi i asosacionit, nuk mund të luani
TURP! Qeveri përnjëmend Koti, shkroi Tahiri

Postim i plotë i tij:

Dje shumica parlamentare iku nga Kuvendi duke refuzuar të miratoj Rezolutën për rritjen e koeficientit, pra rritjen të pagës. Propozimi ynë për rritje ka të bëjë me policët pa dallim, dhe me mijëra nëpunës tjerë publik. Sot Qeveria dhe Kryeministri Kurti gjetën rastin t’i ndajnë shtesat policëve. Unitetin dhe frymën policore, të përkrahur fuqishëm nga uniteti qytetarë në përkrahje të këtij institucioni model, e ndau në kategori sipas tekeve të tij. I diskriminoi, i përqau, i ofendoi me dallimet sipas % kuturu. Ndoshta kjo ka të bëjë me hallin e Kurtit për zhvendosje të vëmendjës nga pranimi i propozimit të Asociacionit.
Është skandaloze që këta njerëz me këtë mendësi të mbrapshtë, me qëllime to ulta, ngatërrojnë pagën me shtesat. Kështu ju duhet në këto momente turbulencash. Janë në zor. A e dinë këta të paaftë, që policëve dhe kategorive tjera ju takojnë shtesat, pavarësisht nivelit të pagës. Kjo dëshmohet edhe me faktin që vendimi i sotshëm i qeverisë vlen edhe retraktivisht. Fiks para 5 vjetëve ishte përcaktuar se shtesa maksimale e rrezikshmërisë për policët mund të ishte 210 euro. Nuk vepruan edhe kur i rrezikuan në veri.
Nuk mund të luani me policët, nuk do të luani me nëpunësit civil, edhe pse duke u marrë me presionet ndërkombëtare, të cilat i provokuat për një kohë të gjatë, po shihet se ju ka humbur udha në oborr!
TURP! Qeveri përnjëmend Koti.