Tahiri: Nuk është parakusht për anëtarësim në KiE, Qeveria “Kurti” e ka pranuar Asociacionin

Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front Online” thotë se tre udhëheqësit e shtetit presidenca, kryeministri dhe kryeparlamentari me një letër drejtuar Këshillit të Evropës kanë konfirmuar zbatimin dhe miratimin e një numër konventave duke e përfshirë edhe zbatimin e […]

Tahiri: Nuk është parakusht për anëtarësim në KiE, Qeveria “Kurti” e ka pranuar Asociacionin
tahiri:-nuk-eshte-parakusht-per-anetaresim-ne-kie,-qeveria-“kurti”-e-ka-pranuar-asociacionin

tahiri:-nuk-eshte-parakusht-per-anetaresim-ne-kie,-qeveria-“kurti”-e-ka-pranuar-asociacionin


Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare.

Tahiri për “Front Online” thotë se tre udhëheqësit e shtetit presidenca, kryeministri dhe kryeparlamentari me një letër drejtuar Këshillit të Evropës kanë konfirmuar zbatimin dhe miratimin e një numër konventave duke e përfshirë edhe zbatimin e Asociacionit

“Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare mirëpo siç shihet nga dy shtete Franca dhe Italia të cilat kanë pozicion rreth qëndrimit të tyre në Komitetin e Ministrave me datën 17 maj që kërkojnë që Kosova ta dërgojë draft Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. Informata shtesë nuk kemi meqë tani është komunikim mes Qeverisë dhe qeverive të vendeve anëtare, por ajo që dihet është që në raportin e raportueses për Kosovën, nuk ka qenë parakusht kjo”, tha ai.

Tahiri tha se Kurti dhe Qeverisja e tij këta kanë ardhë me kauza kundër Asociacionit dhe tani zbatimi i Asociacionit pak para zgjedhjeve, për ta do të ishte një akt që nuk e di si do ta trajtojnë

“Qeveria Kurti e ka pranuar Asociacionin, respektivisht të tre udhëheqësit e shtetit, presidenca, kryeministri dhe kryeparlamentari me një letër drejtuar Këshillit të Evropës kanë konfirmuar zbatimin dhe miratimin e një numër konventave duke e përfshirë edhe zbatimin e Asociacionit. Pra, ata e kanë pranuar por se si do të sillen tani kjo varet nga çasja si e sheh qeveria sepse këta kanë ardhë me kauza kundër Asociacionit dhe tani zbatimi i Asociacionit pak para zgjedhjeve, për ta do të isht një akt që nuk e di si do ta trajtojnë”, deklaroi tutje ai.

Tahiri në fund theksoi se si Aleancë mendojnë që është teper e rëndësishme që Kosova mos ta humbë shancin e anëtarësimit në KiE.