Qalaj: S’ka rrezik të drejtpërdrejtë për sulm ushtarak nga Serbia, mund të ketë incidente të vogla

Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rashit Qalaj ka deklaruar për Front Online se nuk sheh ndonjë rrezik që Kosova të sulmohet nga Serbia. Por, se incidente sikurse që ishte rasti i Bansjkës mund të përsëriten. “Ne e dimë që Kosova është duke u mbrojtur ushtarakisht edhe nga […]

Qalaj: S’ka rrezik të drejtpërdrejtë për sulm ushtarak nga Serbia, mund të ketë incidente të vogla
qalaj:-s’ka-rrezik-te-drejtperdrejte-per-sulm-ushtarak-nga-serbia,-mund-te-kete-incidente-te-vogla

qalaj:-s’ka-rrezik-te-drejtperdrejte-per-sulm-ushtarak-nga-serbia,-mund-te-kete-incidente-te-vogla


Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rashit Qalaj ka deklaruar për Front Online se nuk sheh ndonjë rrezik që Kosova të sulmohet nga Serbia.

Por, se incidente sikurse që ishte rasti i Bansjkës mund të përsëriten.

“Ne e dimë që Kosova është duke u mbrojtur ushtarakisht edhe nga forcat e NATO-s, pra nga KFOR-i dhe mendoj që Kosova nuk ka ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për sulm ushtarak nga Serbia, mirëpo Kosova është në rrezik nga incidentet e mundshme që mund të ndodhin brenda Kosovës sikurse që ishte rasti i Banjskës më 24 shtator”, është shprehur Qalaj për Front Online.

Deputeti ka përmendur edhe dislokimin e ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, duke thënë se institucionet e sigurisë duhet të bëjnë plane se si të veprojnë,  në rast të ndonjë incidenti eventual .

“Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është armiqësor dhe kjo nuk është asgjë e re. Ju e keni parë që Serbia shpesh i dislokon përgjatë kufirit me Kosovën edhe njësitë e saj ushtarake dhe policore, mirëpo mendoj që Qeveria e Kosovës dhe Kosova në përgjithësi duhet të jenë të gatshëm fillimisht të përcjellin situatën me vëmendje, pra agjencionet e sigurisë, policia, AKI-ja të jenë të gatshme me informata dhe të bëjnë plane në rast të ndonjë incidenti eventual të përgjigjen në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar ai.

Ndërsa, deklaratat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që Serbia mund ta sulmojë Kosovën po thotë se i bëjnë dëm kësaj të fundit.

“Unë e shoh pak më ndryshe situatën sepse tashmë botërisht dihen deklaratat e kryeministrit, presidentes të cilët na vazhdimësi thonë se Kosova është në rrezik ushtarakisht nga Serbia. Unë mendoj se këto deklarata nuk janë të shëndosha dhe i bëjnë dëm Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Qalaj.