Tahiri: Opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka theksuar se opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit. Tahiri ka shkruar në “Facebook” se nuk duhet të befasohemi që Kurti të dalë me statut për Asociacionin në takimin e radhës. “Opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e […]

Tahiri: Opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut
tahiri:-opozita-duhet-t’i-shpalle-‘vijat-e-kuqe’-per-takimin-e-radhes-se-dialogut

tahiri:-opozita-duhet-t’i-shpalle-‘vijat-e-kuqe’-per-takimin-e-radhes-se-dialogut

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka theksuar se opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se nuk duhet të befasohemi që Kurti të dalë me statut për Asociacionin në takimin e radhës.

“Opozita duhet t’i shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit, siç janë: JO kompetenca ekzekutive për asociacionin, JO nivel i tretë i qeverisjes, PO zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statutin e asociacionit; të mos befasohemi që Kurti të dalë me statut në atë takim, të cilën po e bënë ‘nën rrogoz’”, ka shkruar Tahiri./Front Online