Tahiri: Viti 2023 ishte vit i humbur për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ky vit për Kosovën ka qenë i humbur. Në një intervistë në “RTK Prime”ai ka folur për arsimin, ekonominë, zgjedhjet si dhe për situatën e sigurisë në vend. Tahiri ka thënë se Kosova ka marrë vlerësimin më të dobët në […]

Tahiri: Viti 2023 ishte vit i humbur për Kosovën
tahiri:-viti-2023-ishte-vit-i-humbur-per-kosoven

tahiri:-viti-2023-ishte-vit-i-humbur-per-kosoven

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ky vit për Kosovën ka qenë i humbur. Në një intervistë në “RTK Prime”ai ka folur për arsimin, ekonominë, zgjedhjet si dhe për situatën e sigurisë në vend.

Tahiri ka thënë se Kosova ka marrë vlerësimin më të dobët në historinë e saj në testin PISA. ”Ne kemi buxhetin më të madh për hulumtime shkencore, ne nuk kemi asnjë mbështetje të fuqishme në universitetet tona publike dhe nuk kemi një rregullim normal për universitetet private”, ka thënë ai.

Tahiri ishte kritik edhe për qasjen e Qeverisë për pagat në sektorin publik. “Kur flasim për pagat, kjo qeveri katër herë e ka pasur në agjendë ligjin e pagave”.

Sipas tij, Kosova është varfëruar sepse nuk ka pasur koncept zhvillimor. Ai ka thënë se çdo qytetar e çdo biznes në vend është më i varfër.

Po ashtu, sipas Tahirit, ka pasur një tendencë nga ana e pushtetit për ta kapur sistemin gjyqësor.

“Është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka Kryeprokuror të Shtetit. Është vendi i vetëm që udhëheqësi i shtetit thotë se nuk do të bëhet ‘filan fisteku”, ka shtuar Tahiri.

Sa i përket akuzave të Qeverisë ndaj opozitës, për gjendjen e energjisë në vend si pasojë e keqqeverisjeve të kaluara, Tahiri ka thënë se Qeverinë aktuale mund ta arsyetojë vetëm në një fakt, sepse Kosova blenë shumë energji dhe çmimi i saj në berëzën ndërkombëtare është rritur shumë.

“Nuk mundem ta arsyetoj Qeverinë në asnjë masë që të ketë dallim kaq të madh mes faturës së njëjtë të dy muajve të fundit me faturën e nëntor-dhjetorit të vitit 2023. Nuk ka logjikë, sepse nuk ka pasur ndonjë rritje të madhe të çmimit. Barrën e faturës së rrymës kjo qeveri ia ka vendosur qytetarëve që shpenzojnë mbi 800 kilovatë dhe secila familje që shpenzon më shumë paguan tre-katërfish më shumë“, ka nënvizuar ai.