Takimi Kurti – Plenkoviq, ZKM jep detaje çfarë u diskutua

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tre vitet e fundit u diskutua në këtë takim e ku Kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet […]

Takimi Kurti – Plenkoviq, ZKM jep detaje çfarë u diskutua
takimi-kurti-–-plenkoviq,-zkm-jep-detaje-cfare-u-diskutua

takimi-kurti-–-plenkoviq,-zkm-jep-detaje-cfare-u-diskutua

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti institucional që ka njohur Kosova në tre vitet e fundit u diskutua në këtë takim e ku Kryeministri Kurti potencoi politikat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura. Palët vijuan bisedën rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes shteteve tona, të fokusuar në fusha të ndryshme e me rëndësi madhore për ne siç është edhe ajo e arsimit.

 Kryeministri Kurti e falënderoi Kryeministrin Plenkoviq për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kroacisë ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e ku Kroacia edhe ka kontribuar përmes rritjes së prezencës së saj brenda trupave të KFOR-it. U vlerësua lartësisht dhe përkrahja e vazhdueshme e Kroacisë për Kosovën sa i përket dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.