Të dielën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime nëpër rrugët e Shkupit për shkak ngjarjes sportive që do të realizohet në qendër të qytetit, transmeton Portalb.mk. “Më datën 31.03.2024 (e diel) me fillim në ora 09:00 për shkak të mbajtjes së garës në vrap në 10 km, me trase të lëvizjes nga parkingu i poshtëm […]

Të dielën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit
Policia e RMV-së/ Foto: Faton Curri/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime nëpër rrugët e Shkupit për shkak ngjarjes sportive që do të realizohet në qendër të qytetit, transmeton Portalb.mk.

“Më datën 31.03.2024 (e diel) me fillim në ora 09:00 për shkak të mbajtjes së garës në vrap në 10 km, me trase të lëvizjes nga parkingu i poshtëm në Vodno të Mesme nëpër rrugën rajonale (P2138) deri në parkingun në manastirin “Shën Pantelejmoni” dhe anasjelltas, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut”, njoftoi Policia.

Në njoftim kërkohet që qytetarët të respektojnë urdhrat policore derisa trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta.