RMV, nuk ka dëshmi se personat e arrestuar janë autorët e vrasjes së mjekut

Prokurori Themelore Publike ka paralajmëruar që nuk do të ketë zgjatje të paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e mjekut, pasi deri më tani nuk janë gjetur dëshmi për pjesëmarrjen e tyre në veprën penale, transmeton Portalb.mk. “Deri në këtë moment, me veprimet e marra nga MPB-ja dhe ekspertizën e kryer nga Instituti për […]

RMV, nuk ka dëshmi se personat e arrestuar janë autorët e vrasjes së mjekut
Vrasja para Remedikës në Shkup. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Prokurori Themelore Publike ka paralajmëruar që nuk do të ketë zgjatje të paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e mjekut, pasi deri më tani nuk janë gjetur dëshmi për pjesëmarrjen e tyre në veprën penale, transmeton Portalb.mk.

“Deri në këtë moment, me veprimet e marra nga MPB-ja dhe ekspertizën e kryer nga Instituti për Mjekësi Ligjore nuk është siguruar asnjë dëshmi që japin dëshmi të arsyeshme se personat e privuar nga liria kanë kryer veprën penale”, njoftoi Prokuroria.

Prokurori publik bazuar në këto rezultate, nuk do të kërkojë zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak për tre personat, duke premtuar që do të vazhdojë me MPB-në të zbardh rastin.

Ndryshe, prokurori publik nga PThP Shkup më 28 mars ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy persona të dyshuar. Ata dyshohen në vrasjen e javës së kaluar, ku një mjek 67-vjeçar nga lagjja Hekurana e Shkupit u gjet i vrarë me thikë në veturën e tij të parkuar. Siç informuan nga MPB-ja, mjeku kishte një ordinancë private në poliklinikën “Hekurana”.

Trupi i tij i pajetë, siç bëhet me dije nga MPB-ja dhe Prokuroria Publike , është gjetur nga anëtarët e familjes së tij të ngushtë të cilët kanë kishin dalë ta kërkonin pasi nuk ishte kthyer nga puna në shtëpi.