Tejkaloi shpejtësinë, i konfiskohet patent-shoferi 24 vjeçarit nga Ferizaji

Policia e Kosovës në Ferizaj ka gjobitur një shofer të moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka vozitur në shpejtësi 79 km/h. Ndaj shoferit, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse në vlerë 300 euro, i janë hequr 3 pikë negative, dhe për 6 muaj […]

Tejkaloi shpejtësinë, i konfiskohet patent-shoferi 24 vjeçarit nga Ferizaji
tejkaloi-shpejtesine,-i-konfiskohet-patent-shoferi-24-vjecarit-nga-ferizaji

tejkaloi-shpejtesine,-i-konfiskohet-patent-shoferi-24-vjecarit-nga-ferizaji

Policia e Kosovës në Ferizaj ka gjobitur një shofer të moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka vozitur në shpejtësi 79 km/h.

Ndaj shoferit, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse në vlerë 300 euro, i janë hequr 3 pikë negative, dhe për 6 muaj i është marrë patentë shoferi.

“Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, policia u benë apel qytetarëve, që ta njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.