Tetor-Dhjetor 2023/ 508 persona kërkuan të lirohen nga shtetësia e Kosovës

508 persona kanë bërë kërkesë për lirim nga shtetësia e Kosovës vetëm në muajt tetor-dhjetor të 2023-tes, raporton Front Online. Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), shihet se kërkesat më të mëdha për lirim nga shtetësia kanë ardhur nga qytetarët që jetojnë […]

Tetor-Dhjetor 2023/ 508 persona kërkuan të lirohen nga shtetësia e Kosovës
tetor-dhjetor-2023/-508-persona-kerkuan-te-lirohen-nga-shtetesia-e-kosoves

tetor-dhjetor-2023/-508-persona-kerkuan-te-lirohen-nga-shtetesia-e-kosoves

508 persona kanë bërë kërkesë për lirim nga shtetësia e Kosovës vetëm në muajt tetor-dhjetor të 2023-tes, raporton Front Online.

Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), shihet se kërkesat më të mëdha për lirim nga shtetësia kanë ardhur nga qytetarët që jetojnë në Gjermani më gjithsej 365 kërkesa.

Lexo edhe: 92 migrantë u akomoduan në Qendrën për migrantë gjatë muajve Tetor-Dhjetor të 2023-tes

91 qytetarë nga Austria kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës pasuar nga Sllovenia me 25 kërkesa brenda këtyre 3 muajve të vitit 2023.

Poashtu gjatë kësaj periudhe , kanë aplikuar 2 persona për fitim të shtetësisë dhe janë marr 413 vendime për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës: 56.4% vendime pozitive dhe 43.6% vendime negative./Front Online/