Tonali suspendohet 10 muaj nga futbolli

10 muaj suspendim nga futbolli për Tonalin. Sandro Tonali do të suspendohet me 10 muaj nga futbolli pasi i theu rregullat e lojërave të fatit në Itali, ka thënë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Gjithashtu, ky i fundit shtoi se futbollisti i Newcastlet do t’i nënshtrohet edhe rehabilitimit nga varësia prej vënies […]

Tonali suspendohet 10 muaj nga futbolli

10 muaj suspendim nga futbolli për Tonalin.

Sandro Tonali do të suspendohet me 10 muaj nga futbolli pasi i theu rregullat e lojërave të fatit në Itali, ka thënë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Gjithashtu, ky i fundit shtoi se futbollisti i Newcastlet do t’i nënshtrohet edhe rehabilitimit nga varësia prej vënies së basteve për tetë muaj të tjerë, shkruan mediumi britanik “The Guardian”, përcjell “Gazeta Express”.

Menaxheri i ish-futbollistit të Milanit ka thënë se klienti i tij është i varur nga lojërat e fatit, ndërsa lojtari e pranoi fajin dhe u pendua për gabimin e bërë.

Sidoqoftë, kjo nuk e shpëtoi atë pa u dënuar dhe fakti se i ka luajtur edhe ndeshjet e Milanit, sa ishte pjesë e klubit Kuqezi, e rëndoi situatën, ndonëse ai i kishte luajtur vetëm ndeshjet kur s’ishte në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.

Tash, Tonali ka mbetur pa rrogë derisa do të jetë i suspenduar dhe 10 muaj pa luajtur.

Zyrtarizimi i këtij vendimi, i cili është përqafuar nga të dyja palët, nga Federata Italiane dhe nga vetë lojtari, do të bëhet shumë shpejtë.