Zyrtarizohet nga Lazio pasuesi i Igli Tares

Lazio zyrtarizon pasuesin e Igli Tares. Igli Tare vendosi të ndahej këtë verë nga Lazio, klub në të cilin shërbeu si lojtar dhe si drejtor sportiv. Ish-futbollisti i kombëtares pati një epokë shumë të suksesshme në rolin e drejtorit sportiv të bardhekaltërve duke transferuar lojtarë të cilët më pas u shndërruan në yjet më të […]

Zyrtarizohet nga Lazio pasuesi i Igli Tares

Lazio zyrtarizon pasuesin e Igli Tares.

Igli Tare vendosi të ndahej këtë verë nga Lazio, klub në të cilin shërbeu si lojtar dhe si drejtor sportiv.

Ish-futbollisti i kombëtares pati një epokë shumë të suksesshme në rolin e drejtorit sportiv të bardhekaltërve duke transferuar lojtarë të cilët më pas u shndërruan në yjet më të vlerësuar në arenën italiane dhe atë europiane.

Megjithatë, tashmë që Tare është larguar, në klubin e Lazios përgatiten të nisin një erë të re pa shqiptarin në krye të detyrave. Së fundmi, kryeqytetasit kanë zyrtarizuar pasuesin e Tares teksa detyra e drejtorit sportiv i besohet Angelo Mariano Fabiani.

Ky i fundit ka punuar më parë në klubin e Salernitanës ndërsa në korrikun e vitit 2022 ishte emëruar përgjegjës i sektorit të të rinjve të Lazios.

Tashmë, klubi vendos ta promovojë 62-vjeçarin që do të ketë detyrën e vështirë për të bërë që të harrohet emri i Tares dhe goditjeve të tij në merkato.