Kosova U21 barazon me Bullgarinë

Kosova U21 ka barazuar 2:2 me Bullgarinë e vlefshme për ndeshjet kualifikuese për Euro 2025. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nisi me epërsinë e hershme të bullgarëve, që shënuan në minutën e shtatë nëpërmjet Martin Sorakov. Megjithatë, rezultati u barazua nëpërmjet Ardit Tahirit që shënoi për 1:1 në minutën e 34-të. […]

Kosova U21 barazon me Bullgarinë

Kosova U21 ka barazuar 2:2 me Bullgarinë e vlefshme për ndeshjet kualifikuese për Euro 2025.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nisi me epërsinë e hershme të bullgarëve, që shënuan në minutën e shtatë nëpërmjet Martin Sorakov.

Megjithatë, rezultati u barazua nëpërmjet Ardit Tahirit që shënoi për 1:1 në minutën e 34-të.

Një minutë para pushimit mes pjesëve, Bullgaria riktheu epërsinë nëpërmjet sulmuesit Martin Petkov.

E në skenë për dardanët e rinj doli edhe njëherë Ardit Tahiri që barazoi shifrat në minutën e 59-të të ndeshjes.

Kësisoj, tani Kosova U21 gjendet e katërta në tabelë me pesë pikë pas pesë ndeshjeve, kurse Bullgaria e treta me një pikë më shumë.