Trajneri i Chelseas tregon çfarë pret nga Armando Broja

Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja. Mauricio Pochettino pret që të gjithë lojtarët e Chelseat të ndajnë barrën e golave pavarësisht rikthimit të Armando Brojës. Trajneri argjentinas ka thënë se sulmuesi shqiptar pritet të përfshihet në ndeshjen e fundjavës kundër Aston Villas, por që nuk pret gola qysh në strat nga ai. “Është e […]

Trajneri i Chelseas tregon çfarë pret nga Armando Broja

Pochettino tregon çfarë pret nga Armando Broja.

Mauricio Pochettino pret që të gjithë lojtarët e Chelseat të ndajnë barrën e golave pavarësisht rikthimit të Armando Brojës.

Trajneri argjentinas ka thënë se sulmuesi shqiptar pritet të përfshihet në ndeshjen e fundjavës kundër Aston Villas, por që nuk pret gola qysh në strat nga ai.

“Është e njëjta situatë për të cilën mund të flasim me shumë lojtarë të ndryshëm”, ka thënë ai në konferencë për media.

“Broja vjen dhe ndoshta do të përfshihet në fundjavë, por pas nëntë muajsh nuk ka konkurruar, nuk mund t’ia lëmë përgjegjësinë”.

“Gjithmonë përgjegjësia duhet të jetë mbi ekipin, përpjekja kolektive. Nuk janë vetëm lojtarët sulmues që duhet të shënojnë, të gjithë lojtarët e përfshirë në ekip duhet të përpiqen të shënojnë”.

“Nuk mund të presim që Broja të vijë dhe nëse ka mundësi të luajë, do të shënojë me çdo prekje”.

“Ai gjithashtu ka nevojë për kohë që të ndjejë konkurrencën dhe të fillojë të performojë në mënyrën që ne presim që ai të mund ta bëjë”, ka shtuar më tej Pochettino.

Broja ka qenë jashtë fushës që nga një lëndim i rëndë në kampin tonë stërvitor në Abu Dhabi dhjetorin e kaluar.

Blutë aktualisht kanë vështirësi në shndërrimin e posedimit në gola në javët e fundit.