Stoli i Piolit ‘dridhet’, Milan thuhet se ka gjetur trajnerin e ri

Dridhet stoli i Piolit, Milan ka gjetur trajnerin e ri. Lajm bombastik nga Italia, e ardhmja e Piolit te Milani në pikëpyetje. Milani ka dalë kokulur nga “Parc Des Princes” sot duke u mundur me shifrat 3-0 përballë PSG. Rezultat që e lë në vendin e fundit të grupit ekipin kuqezi dhe që konfirmon të […]

Stoli i Piolit ‘dridhet’, Milan thuhet se ka gjetur trajnerin e ri

Dridhet stoli i Piolit, Milan ka gjetur trajnerin e ri.

Lajm bombastik nga Italia, e ardhmja e Piolit te Milani në pikëpyetje.

Milani ka dalë kokulur nga “Parc Des Princes” sot duke u mundur me shifrat 3-0 përballë PSG.

Rezultat që e lë në vendin e fundit të grupit ekipin kuqezi dhe që konfirmon të dhënën e frikshme që kjo skuadër nuk di më të shënojë.

Në fakt, për herë të parë në historinë e vet, Milani ka nisur sezonin në këtë turne duke mos gjetur rrugën e rrjetës në tre ndeshje radhazi.

Dy barazimet 0-0 në sfidat e para dhe humbja e sotme 3-0 në Paris bëjnë të qartë se kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt nëse skuadra e Piolit kërkon kualifikimin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, duke i shtuar edhe dy rezultatet ndaj Interit në edicionin e kaluar, Milani u bë skuadra e parë italiane në historinë e Ligës së Kampioneve që nuk shënon në 5 ndeshje radhazi.

Sipas Calciomercato, drejtuesit e Milanit kanë filluar të mendojnë për një të ardhme pa Piolin. Calciomercato, shkruan se drejtuesit e Milanit do ta shkarkojë Piolin në rast se skuadra nuk e kalon fazën e grupeve.

Kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e Rosonerëve pas Piolit është Antonio Conte.